Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD risjell denoncimin e vitit 2020: Asnjë dyshim se inceneratori i Elbasanit ishte ngritur mbi aferë korruptive

Deputeti i PD risjell denoncimin e vitit 2020: Asnjë dyshim se inceneratori

Deputeti i PD, Endri Hasa ka risjellë denoncimin e vitit 2020 lidhur me inceneratorin e Elbasanit, ndërsa sot me urdhër të SPAK u arrestua ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Sipas Hasës, nuk ka patur ssnjë dyshim se inceneratori i Elbasanit ishte i ngritur mbi një mega aferë korruptive, pasi kjo kompani u krijua 3 ditë para hapjes së procedurës dhe kishte një kapital prej 1 mijë eurosh.

“Në 20 tetor 2020 dorëzova në SPAK kallëzin për Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Lefter Kokën dhe administratoren e kompanisë, Albetk Energy për inceneratorin e Elbasanit.

Nuk kemi pasur asnjë dyshim se inceneratori i Elbasanit ishte i ngritur mbi një mega aferrë korruptive, pasi kjo kompani u krijua 3 ditë para hapjes së procedurës dhe kishte një kapital prej 1 mijë eurosh.

Sot Lefter Koka është me pranga në duar, por SPAK duhet të shkojë përtej firmës së ish-ministrit Koka dhe të marrë të pandehur Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn”, deklaron Hasa.


 

Të fundit