Flash News

E-TJERA

Reshjet përmbytin jugun, fshatra të izoluar dhe qindra hektarë nën ujë

Reshjet përmbytin jugun, fshatra të izoluar dhe qindra hektarë

Shirat e dendur gjarë natës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit. Situata paraqitet kritike duke detyruar familjet të evakuohen.

Reshjet kanë dëmtuar argjinaturën e lumit Bistrica në Çukë, duke përmbytur qindra hektarë toka bujqësore. Uji ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.

Reshjet përmbytin jugun, fshatra të izoluar dhe qindra hektarë
Çarja e argjinaturës së Bistricës

Situata paraqitet e rënduar edhe në Konispol dhe Shalës, ku përmbytjet kanë krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për banesat pranë zonave të të përmbytura.

6 fshatra të njësisë administrative Markat në Sarandë janë izoluar, ndërsa rrugët hyrëse janë bllokuar nga prurjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut.

Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të mëdha në fshatit Kamenicë të Korçës, ku përroi ka dalë nga shtrati. Cilësia e dobët e skarpatës ka bërë që një pjesë të shkëputet dhe uji t’iu drejtohet banesave.

Reshjet përmbytin jugun, fshatra të izoluar dhe qindra hektarë
Përmbytje në Kamenicës, Korçë

Lumi Seman ka shtuar prurjet gjatë natës, duke përmbytur më shumë sipërfaqe toke dhe zona të banuara. Deri tani argjinatura e lumit nuk ka pësuar dëmtime duke shmangur përmbytjen e banesave.

Gjatë natës, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkun Gjirokastër.

Konkretisht, Aksi Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, është mbuluar nga ujërat dhe inertet, duke rrezikuar qarkullimin.

Reshjet përmbytin jugun, fshatra të izoluar dhe qindra hektarë
Lumi Vjosa

Aksi Tepelenë–Gjirokastër, në Shkallën e Zezë, ka pasur rrëshqitje dhe prani inertesh, problem që përsëritet sa herë ka reshje, pa një zgjidhje afatgjatë.

Aksi Gjirokastër–Kakavijë, pranë fshatit Bularat, është prekur nga prania e ujit, duke krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë, niveli i lumit Vjosë ka shënuar rritje të ndjeshme 6.2 metra në Memaliaj dhe 4.4 metra në Përmet.

Të fundit