Flash News

E-TJERA

Tifozët premtojnë spektakël, stadiumi San Siro plot për gjysmëfinalen e Champions-it

Tifozët premtojnë spektakël, stadiumi San Siro plot për

“Derbi i Milanos” rikthehet pas 20 vitesh në gjysmëfinale të Champions League. Dy super duele që do të vendosin se kush do të shkojë në finale të këtij kompeticioni. Më 10 maj do të luhet sfida e parë dhe tifozët kanë menduar që ta bëjnë atë mbrëmje të paharruar.

Sipas mediave italiane, stadiumi “San Siro” do jetë i mbushur plot pasi janë shitur të gjitha biletat. Në këtë përballje të parë pritet të jenë diçka më shumë se 72 mijë tifozë, duke kaluar në këtë mënyrë edhe rekordin e vendosur në sfidën Milan-Tottenham.

Me shumë mundësi, i njëjti skenar do të ndodh edhe në ndeshjen e kthimit, stadiumi pritet të jetë full edhe kur Inter të jetë pritës.

Të fundit