
Hunter Biden, i gatshëm të dëshmojë publikisht në hetimin e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, shfaqi të martën gatishmërinë për të dëshmuar publikisht në hetimin e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve ndaj administratës së presidentit demokrat.
Një ligjvënës republikan me peshë kundërshtoi, duke këmbëngulur tek kërkesa për dëshmi me dyer të mbyllura.
Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane nisi në shtator një hetim me synimin për nisur procedurat për shkarkim të presidentit Biden. Hetimi ka në qendër marrëdhëniet e biznesit të të birit të tij, Hunter. Republikanët pretendojnë se në kohën kur ishte nënpresident, zoti Biden përdori në mënyrë të papërshtatshme ndikimin e postit të tij në favor të marrëdhënieve të biznesit të të birit.
Deri tani republikanët nuk kanë arritur të paraqesin prova që të dëshmojnë se presidenti Biden ka kryer shkelje. Megjithatë, janë ngritur pikëpyetje mbi etikën e disa veprimeve të tij lidhura me bizneset ndërkombëtare të familjes Biden.
Shtëpia e Bardhë mohon që presidenti të ketë bërë shkelje.
Si pjesë e hetimit, Komisioni i Mbikëqyrjes i Dhomës së Përfaqësuesve ka thirrur 53 vjeçaron Hunter Biden, që të paraqitet në një intervistë me dyer të mbyllura më 13 dhjetor.
Avokati i djalit të presidentit e cilësoi të martën hetimin si të pavlerë, duke i thënë kryetarit të komisionit se një seancë dëgjimore publike ishte mënyra e vetme për të parandaluar "procesin tuaj të fshehtë dhe të njëanshëm".
"Ne kemi parë se si i përdorni seancat me dyer të mbyllura për të manipuluar, madje edhe për të shtrembëruar faktet dhe për të dezinformuar publikun. Prandaj ne propozojmë një seancë të hapur", u shpreh avokati Abbe Lowell në kërkesën ndaj kryetarit të komisionit James Comer.
Avokati tha se Hunter Biden ishte i gatshëm të paraqitej për një seancë publike më 13 dhjetor ose në çdo datë tjetër në dhjetor.
Ligjvënësi republikan, Comer tha përmes një deklarate se Hunter Biden mund të dëshmojë publikisht në një kohë të mëvonshme, por se më 13 dhjetor duhet të paraqitej siç ishte planifikuar./ VOA
Latest news


How did LaCivita change the DP campaign? Berisha: He studied the opponent
2025-05-08 22:49:51

David defeats Goliath
2025-05-08 22:15:50

Journalist: There are SPAK infiltrators in party headquarters
2025-05-08 21:55:15
Who is the new Pope?
2025-05-08 21:48:13
Berisha finally reveals when he will retire from politics
2025-05-08 21:33:46


LaCivita in Lezha: Albanians will fire Edi Rama from his job
2025-05-08 21:11:20


Berisha: LaCivita chose us because he believes in Reagan's program
2025-05-08 20:48:40
He rejected America to serve Pogradec, Genti Çela tells about life in "Elevate"
2025-05-08 20:26:28




Pope Leo XIV greets the faithful for the first time in St. Peter's Square
2025-05-08 19:29:33




Photo session with LaCivitta in Tirana: For Great Albania
2025-05-08 18:40:18
Source: DASH decision a personal victory for Berisha
2025-05-08 18:30:10
Take off those crazy glasses and see where you've taken him?
2025-05-08 18:02:47
LDK files criminal charges against members of the incumbent Government
2025-05-08 18:02:00







BIRN analysis: Tirana, the determining district for the future majority
2025-05-08 16:04:03




Chris LaCivita's contract with the DP, Berisha: 100% correct and clean
2025-05-08 15:11:11

"These are the peak days", Berisha reveals when he will travel to the USA
2025-05-08 14:45:25


Endless boxes with filled-in ballots, DP demands separation of votes from Greece
2025-05-08 14:11:12


Photo/ Who are the 3 associates of Talo Çela arrested in Dubai?
2025-05-08 13:37:09

Hetimi për krimet zgjedhore, Altin Dumani zbarkon në Prokurorinë e Shkodrës
2025-05-08 13:06:21
DASH paves the way for Berisha, Alizoti: Great news on the eve of Great Albania!
2025-05-08 13:03:48

"Freedom works", DP welcomes the US position
2025-05-08 12:48:07

Black smoke rises from the Sistine Chapel, the Vatican still without a Pope
2025-05-08 12:26:18





Davide Pecorrelli extradited to Albania
2025-05-08 11:29:04
'May 11, Albania will react', Xhaferri: Electoral criminals will pay
2025-05-08 11:21:46

Gjin Gjoni: Non Grata fell, Rama should get ready to go to McGonigal
2025-05-08 11:01:54
May 8th deadline for immigrants to vote in Greece extended by one day
2025-05-08 10:48:42
Collapse of massive chrome structure, still no trace of 29-year-old
2025-05-08 10:40:04
Vehicle bursts into flames in Paris Commune
2025-05-08 10:25:43
He gave land to his father and cousin, Basir Çollaku denounces the SP candidate
2025-05-08 10:16:16




Electoral Crimes/ BKH agents and Police conduct checks in Shkodra
2025-05-08 09:19:13
3 associates of Talo Çela arrested in Dubai
2025-05-08 09:02:28
Mouse in the owl's claws, Chris LaCivita responds directly to Rama
2025-05-08 08:45:40
Foreign exchange, how much foreign currencies are sold and bought today
2025-05-08 08:30:38
BIRN: Organized crime, the 'invisible party' of the Durrës elections
2025-05-08 08:26:35
Horoscope, what do the stars have in store for you today?
2025-05-08 08:08:15
Cloudy and rainy, what the weather is expected to be like throughout the day
2025-05-08 07:52:13
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2025-05-08 07:40:16


Rama attacks Bardhi: Fier cannot be represented by the world's gas
2025-05-07 22:36:22



EU calls on Israel to lift humanitarian blockade in Gaza
2025-05-07 21:42:34
"Russia is "asking for a lot"! Vance calls for direct Moscow-Kiev talks
2025-05-07 21:20:16





Bank of Albania sets limits on home loans, Sejko: The maximum will be 85%
2025-05-07 20:16:10


EP calls for immediate lifting of measures against Kosovo
2025-05-07 19:39:58
