Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i DASH, Sula: Sulltani ka marrë pushimet, por korrupsioni vazhdon. Pse nuk shkëputet Rama nga bandat

Raporti i DASH, Sula: Sulltani ka marrë pushimet, por korrupsioni vazhdon.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar mbi gjetjet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai ironizon kryeministrin Edi Rama, ndërsa thotë se “sulltani” ka marrë pushimet, por korrupsioni vazhdon.

Ai nënvizon se situata është e rëndë dhe se përgjegjësia për këtë është e qeverisë.

Deputeti evidenton disa nga gjetjet që janë korrupsioni endemik në administratën shtetërore, në gjyqësor, ekonomia informale, konkurrenca e pandershme, etj.

“Në 10 vite qeverisje të sulltanit treguesit vetëm janë përkeqësuar. Por sërish kryeministri përgjegjësinë e hedh diku tjetër. Me siguri edhe për këtë raport Rama do thotë se është "copy paste" nga viti i kaluar. Por në fakt e vërteta është se nuk ështe copy paste, sepse treguesit janë përkeqësuar”, shkruan deputeti.

Ky i fundit shton se  biznesi i ndershëm e ka çdo ditë e më shumë të vështirë që të mbijetojë. Më tej evidenton se edhe kreu i SPAK, Arben Kraja pranoi fuqizimin e bandave dhe pastrimin e parave.

Sipas deputetit, Rama nuk mund të shkëputet dot nga krimi, pas ii përdori bandat për të blerë votat e qytetarëve.

Latest news