Flash News
Accident on the Levan-Vlora axis, three vehicles collide
The 8th floor of a building at the former Tirana Train Station is engulfed in flames
Tickets for the England-Albania match are on sale, here's how you can get them
Berisha: I requested an international investigation for January 21, but Ina Rama refused, Rama is responsible
Abuse of the Kardhiq-Delvinë road tender, SPAK demands a year in prison for Sonila Qaton
Teliti: Shqipëriq të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë
Këshilltar për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, duke iu referuar raportit të Eurostat tha se ekonomia shqiptare vazhdon të jetë e brishtë, e cila nuk mbështetet nga fuqizimi i sektorëve prodhues, eksporti apo rritja e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit, por e gjen rritjen e saj kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve, shpeshherë të financuara nga burime të dyshimta financiare.
“Gjithashtu, sipas Eurostat, edhe në treguesin e konsumit individual për frymë, përsëri konsumatori shqiptar renditet i fundit, me 42% të mesatares europiane, ndërkohë që banorët e Maqedonisë së Veriut kanë konsum në masën 52% të mesatares europiane, Serbia 54% dhe Mali i Zi me 65%”, tha Teliti.
Në vijim ai shtoi se ekonomia shqiptare gjatë 11 viteve të fundit nuk është mbështetur nga një model ekonomik dhe filozofi zhvillimi që garanton rritje ekonomike me ritme të larta dhe gjithëpërfshirëse, përkundrazi.
“Në këto 11 vite, modeli ekonomik i qeverisë Rama, gjithnjë e më shumë, ka treguar veten se është modeli i luftës ndaj sipërmarrësit të ndershëm, model ekonomik i bazuar në taksat më të larta në rajon dhe procedura të komplikuara, model ekonomik që nuk gjeneroi vende pune dhe rritje të duhura pagash, model ekonomik që minoi sigurinë juridike, parimet e konkurrencës dhe mbajti larg investimet e huaja aq të nevojshme për ekonominë tonë.
Shqiptarët, gjithnjë e më shumë, panë sesi pasuroheshin padrejtësisht një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin, ndërkohë që e gjetën veten e tyre të papunë, të pa shërbyer, të nëpërkëmbur nga administrata patronazhiste. Sipërmarrësit me mijëra kanë falimentuar, e të shumtë akoma janë ata që gjenden buzë greminës së thellë të falimentit të shkaktuar nga keqqeverisja dhe arroganca e saj.
Ndaj sot më shumë se kurrë, largimi i Edi Ramës nga drejtimi i punëve dhe ndryshimi politik është një domosdoshmëri kombëtare.
Nevojitet ndërgjegjësimi i çdo qytetari, i çdo familjari, i çdo sipërmarrësi, duke drejtuar gishtin nga fajtorët e vërtetë të kësaj katastrofe ekonomike dhe sociale që po përjeton Shqipëria e shpopulluar me më shumë se 1 milionë banorë gjatë viteve të fundit, e duke i ndëshkuar ata me votën e sovranit, në zgjedhje të lira e të ndershme, të organizuara nga një qeveri teknike”, tha ai.