Flash News

E-TJERA

Dita nis me kthjellime, si pritet të ndryshojë moti në vijim

Dita nis me kthjellime, si pritet të ndryshojë moti në vijim

 

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar, duke sjellë gjatë paradites intervale të gjata me kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin tonë.

Por parashikohet që në pjesë e dytë të ditës të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Latest news