Flash News

E-TJERA

Dy shqiptarët u sulmuan në Mitrovicë, reagon policia: U goditën nga grupe kriminale

Dy shqiptarët u sulmuan në Mitrovicë, reagon policia: U

Teksa situata në veri të Kosovës sa vjen dhe përkeqësohet, agresorëve serb nuk i kanë shpëtuar as shqiptarët e Shqipërisë.

Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Ata janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra.

Ndërkaq për këtë situatë ka reaguar dhe policia e Kosovës. Autoritetet kanë konfirmuar se shqiptarët kanë qenë në hyrje të sheshit dhe se janë sulmuar nga një grup kriminelësh.

Atorët që kanë kryer sulmin, kanë qenë të maskuar dhe të organizuar.

“Njsite policore kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Latest news