Flash News

E-TJERA

Fier: Arrestohet 67-vjeçari për mashtrim, shiti të njëjtin apartament dy herë

Fier: Arrestohet 67-vjeçari për mashtrim, shiti të njëjtin

Policia e Fierit ka arrestuar një 67-vjeçar të akuzuar për mashtrim, pasi iu ka shitur të njëjtin apartament dy personave të ndryshëm. Në pranga ka rënë shtetasi Njazi Vrenozi, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas policisë, rasti u denoncua nga I. B., 45 vjeç, banues në Fier, i cili ka konstatuar se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 po jetonin persona të tjerë.

Pas verifikimeve rezultoi se Njazi Vrenozi e kishte shitur sërish të njëjtën pronë në vitin 2024, kësaj here shtetasit M. D., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar raste të tjera të mundshme mashtrimi.

Latest news