Flash News

E-TJERA

Gjykata e Tiranës lë në burg Jakup Shahun

Gjykata e Tiranës lë në burg Jakup Shahun

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 52-vjeçarin Jakup Shahu i cili disa ditë më parë plagosi me thikë në qafë e trup bashkëshorten Edlira Shahu.

Autori ishte dënuar me 13 vite burg për një vrasje në Selitë të Tiranës në 2011 si dhe për dhunë para gjashtë muajsh.

Arsyeja e plagosjes mësohet të ketë qenë xhelozia, ndërkohë që autori në Gjykatë është shprehur se nuk kishte për qëllim ta qëllontë gruan e tij, dhe se ndodhi për shkak të një debati.

“Nuk doja ta qëlloja, por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, mësohet të jetë shprehur Shahu në gjykatë disa ditë më parë.

Latest news