Flash News

E-TJERA

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si pritet

Territori shqiptar do të jetë sërisht nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme  duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara në skajin Verior dhe Jugor të vendit. Parashikohet që orët  e mesditës dhe në vijim, të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut, por herë pas here do të ketë intervale të shkurta me kthjellime. Gjatë natës reshjet të përfshijnë të gjithë territoin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga  6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në  24°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Latest news