Flash News

E-TJERA

Soreca zbardh takimin me Celibashin: Palët të pranojnë rezultatin e certifikuar nga KQZ, 50 ekipe të BE do të jenë në qendrat e votimit

Soreca zbardh takimin me Celibashin: Palët të pranojnë rezultatin

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka zbardhur takimin e tij dhe ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi me fokus zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se i kanë theksuar rëndësinë e procesit të votimit dhe numërimit. Diplomati amerikan ka një thirrje dhe për partitë politike, ku iu kërkon që të gjitha palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ, si dhe të shmangin dhunën dhe fjalës nxitëse në hapat e fundit të fushatës.

Në mesazhin e tij, ambasadori Soreca thekson se BE dhe shtete e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë.

“Së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim takuam sot Kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi për të vlerësuar përgatitjen e përgjithshme përpara zgjedhjeve të së dielës. Theksuam rëndësinë e ushtrimit të së drejtës së votës dhe integritetin e procesit të votimit dhe numërimit. Përsëritëm pritshmërinë tonë që të gjitha palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit të së dielës dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ. Përsërisim thirrjen tonë për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe fjalës nxitëse në hapat e fundit të fushatës. #BE dhe shtetet e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë #Shqipërinë. #BE do të qëndrojë pranë popullit shqiptar ditën e zgjedhjeve”, shkruan ambasadori i BE-së,Luigi Soreca.

Latest news