Flash News

E-TJERA

Tragjedia e 9 janarit/ Familjarët kërkojnë drejtësi para SPAK-ut: Policët ishin pjesë e bandës, gomonia u gjuajt me armë

Tragjedia e 9 janarit/ Familjarët kërkojnë drejtësi para

Tragjedia e 9 janarit të vitit 2004 u soll në vëmendje ditën e sotme, ku familjarë të disa viktimave kërkuan para SPAK-ut drejtësi për jetët e humbura. Përfaqësuesi i tyre Nikollë Mëhillaj hodhi akuza për Prokurorinë e Vlorës se ështe e korruptuar, ndërsa kërkoi nga SPAK që të nisë hetimet nga e para dhe të zbardhë ngjarjen.

Në emër të familjarëve të viktimave, ai tha se shteti nuk iu erdhi në ndihmë dhe i la të mbyteshin. Ai shtoi se nuk u dha ndihmë pasi në këtë ngjarje ishin të implikuar oficerë policie. Mëhillaj shtoi se nuk është bërë një operacion i mirëfilltë kërkim-shpëtimi, ndërsa kërkoi që përgjegjësit e asaj tyragjedie të dalin para drejtësisë.

“Ne jemi përfaqësues të shoqatës 9 janari, unë jam kryetari, përfaqësojmë shoqatën e 30 familjeve, ku na kanë vdekur 30 fëmijët tanë afër bregut në Vlorë. Ata njerëz kanë qenë një grup i strukturuar kriminal, që përbëhet nga policia e Vlorës. Josif Shtëmbari e ka bërë analizën e asaj policie dhe e ka cilësuar ata 30 oficerë, si pjesëtarë të bandës.

Ata i morën prej Shkodrës. E ndaluan gomonen në mes të detit dhe kanë gjuajtur me armë. Ne kërkojmë zbardhjen e çështjes. Kërkojmë hapjen e çështjes. Prokuroria e Vlorës është e korruptuar, se nuk janë hetuar ata që kanë bërë krimin. Është e vetmja tragjedi për arsye se nuk është dhënë ndihma. Është njoftuar shteti dhe kanë thënë "po vdesim këtu" dhe nuk u bë operacioni i kërkim-shpëtimit për të shpëtuar ata njerëz.

I lanë atje për t’u fundosur. Pas 18 orësh ka nisur kontrollet anija italiane. Ne na e mbyllën çështjen që mos të dilte ky grup kriminal. Ne i kërkojmë SPAK zbardhjen e çështjes, të vihen para drejtësisë kriminelët që na kanë vrarë fëmijët. I lanë 17 orë 13 km afër bregut. Ne kemi 8 vetë të zhdukur. Si kemi gjetur ende. Ja ky burrë këtu nuk e ka gjetur djalin e vetëm, si ka një varr”, tha Nikollë Mëhillaj.

Latest news