Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista/ Shtimi i rasteve me covid-19, Pipero: Pati shkujdesje të qytetarëve dhe mjekëve, karantinën nuk e shoh zgjidhje
Ditët e fundit numri i personave të infektuar me covid-19 ka pësuar një rritje të konsiderueshme. Numri më i lartë u shënua të martën me 82 raste, ndërsa sot pati një rënie në 50 të prekur në rang vendi.
Po përse pati një ‘shpërthim’ të tillë, duke regjistruar shifra që nuk u shënuan as në periudhën që u cilësua nga ekspertët si piku i pandemisë.
Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero tregon për Politiko.al se cila është arsyeja që solli një situatë të tillë.
Sipas Piperos shkak është bërë rënia e vigjilencës jo vetëm te qytetarët, por edhe nga ana e mjekëve, gjendje e konstatuar edhe përtej Shqipërisë.
Mjeku i njohur është pyetur edhe për mundësinë e rikthimit të karantinës, nga e cila shqiptarët dolën me disa kufizime ende në fuqi, nga 1 qershori.
Si e komentoni shtimin e numrit të rasteve me covid-19 në vendin tonë ditët e fundit?
Ishte e pritshme rritja e rasteve të prekur me covid sepse pas hapjes shtohet mundësi e shpërthimit dhe virusi qarkullon.
Ajo që nuk prisja unë ishte numri i shtuar i rasteve të shtruar në spital, por duhet të jemi koshientë se përballë këtij virusi është shumë e vështirë të bësh parashikime.
Kjo është arsyeja që kam thënë e vazhdoj të them që kujdesi në këtë situatë nuk është asnjëherë i tepërt, por përkundrazi, në këtë fazë të dytë të epidemisë kujdesi duhet shtuar që epidemia të mbahet nën kontroll dhe ekspozimi të mos shoqërohet me sëmundje.
Kjo situatë, a mendoni se ka ardhur për shkak të uljes së vigjilencës nga ana e qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve sidomos nga 1 qershori?
Besoj se ka një “keqkuptim”. Është kuptuar sikur virusi iku, kaq ishte, ndaj them se shkujdesja nuk është vetëm e qytetarëve, por edhe e bluzave të bardha. Kjo situata ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, duke sjellë shtimin e numrit të rasteve pozitive, shoqëruar me raste të shtuar edhe në spital.
Për këtë, e ritheksoj se kujdesi dhe vigjilenca duhet të jetë maksimale.
Duke patur parasysh se gjatë kësaj kohe ka patur edhe personel mjekësor të infektuar dhe paralelisht shtim të pacientëve në spital, a ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar rastet në spitale?
Një pjesë e rasteve pozitivë janë kontakte të kontakteve dhe janë asimptomatikë. Numri i rasteve në spital është shqetësues, por nuk është i konsiderueshëm dhe përballë kësaj situatë “të re” sepse ishte e pritshme sepse zgjat pak më shumë dhe ka problematikat e saj, por kapacitetet janë adekuate, madje edhe më të përgatitur se më parë.
A mund të shkojmë drejt imunitetit të tufës?
Mendoj se imuniteti i grupit mendoj është një term më i përshtatshëm. E kam thënë edhe më parë se kjo fazë e dytë e epidemisë në rast se ne adaptohemi me një mënyrë të re të të jetuarit, që do të thotë se virusi vazhdon ende të jetoj mes nesh, ndonëse më i dobësuar e me transmetueshmëri më të ulët, mund ta shfrytëzojmë në favorin tonë për të krijuar imunitet dhe jo për t’u sëmurur.
Që të përfitojmë këtë duhet shumë kujdes që koha e ekspozimit të mos jetë shumë e gjatë dhe moshat e treta e sidomos të sëmurët kronikë të jenë ende të kujdesshëm e të ekspozuar sa më pak.
A i druheni rikthimit të një vale të dytë covid në vendin tonë?
Unë nuk e kam pasur dhe nuk e kam asnjëherë në konsideratë një valë të dytë. Mendoj se ky virus edhe pse u konsiderua fillimisht si respirator mesa duket nuk ka sezonalitet por do ketë një lloj vazhdimësie me ritmin që do vijë duke u ulur, pavarësisht se shifrat qëtek ne aktualisht janë relativisht të larta, por po ti konsiderojmë me fazën e parë të epidemisë në vendin tonë kur ne ishim tërësisht të mbyllur, ato janë disa herë më të ulëta në fakt, kështu që ne duhet të mësohemi me një mënyrë të re jetese sepse virusi vazhdon të jetë në qarkullim megjithëse më i dobët.
Gjithsesi na rrezikon nëse nuk respektojmë dy rregullat elementare, si distanca fizike dhe maskat në mjediset publike, e kujdesi për duart që mbetet parësor.
Në kushte të tilla, a e shihni rikthimin e karantinës si një mundësi zgjedhjeje?
Nuk e konsideroj rikthimin e karantinës zgjidhje. Vendosja e masave të distancimit social ishte si në vendin tonë apo në vende të tjera ishte zgjedhje, ishte e detyrueshme madje veprimi më i mirë që mund të bënim.
Ndërkohë tani nuk e shoh as si zgjidhje, apo zgjedhje, nuk ka arsye të kemi një kthim mbrapa. Përkundrazi, jeta duhet të vazhdojë por në kushte të reja kur virusin e kemi prezent dhe kujdesi të jetë i shtuar.
Unë nuk do ta këshilloja në asnjë mënyrë që të kemi kthim pas, qoftë edhe në zona të kufizuara. Pas covid-19 bota do jetë ndryshe dhe mënyra e të jetuarit po ashtu ndryshe në kuptimin e mirë të fjalës.
Kjo për faktin se ne ende nuk kemi në duar një vaksinë, apo një medikament specifik edhe pse ka lajme optimiste. Kam lexuar së fundmi se mund të kemi një vaksinë para fundit të këtij viti, por për sa kohë që nuk e kemi, duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me rregullat e njëri tjetrit, pra distanca fizike dhe me maska.
Çfarë efekti pati karantina përballë pandemisë?
Ne ishim në fillim të një pandemie, përballë një virusi të panjohur. Bota ishte tërësisht e shokuar. Kjo pandemi është historike dhe e ritheksoj se në rast se ne nuk do kishim marrë masat nga qeveria në kuadër të distancimit social apo garantimi numri i rasteve në fazën e parë të kësaj pandemie në vendin tonë do të ishte së paku 10 herë më i lartë, qoftë numri i rasteve pozitive, apo të shtruar në spital.
Prandaj do të quaja një ecuri në logjikën e saj ‘normale’, pasi shifrat janë një tregues shumë i rëndësishëm i efikasitetit të masave që u morën në fillim të pandemisë në vendin tonë, madje po kaq e domosdoshme është edhe sot që ta ruajmë distancën fizike, të vendosim maskën në mjedise publike dhe të kujdesemi për higjienën e duarve në mjediset ku jetojmë e punojmë.
Do të theksoja edhe respektimin e protokolleve të sëmundjes në ndërmarrjet ekonomike, veçanërisht në njësitë tregtare sic janë marketet, dyqanet, ku duhet doemos, ku duhet doemos, ku duhet doemos, (e perseris me qellim tri here) që njësitë tregtare të vendosin një personel në hyrje të tyre për të mos lejuar asnjë qytetar pa maska të frekuentojë ambientet e tyre.
Është shumë e rëndësishme në mjedise të mbyllura dhe publike. Është kaq e rëndësishme saç ishte edhe në fillim të kësaj pandemie, detyrimi për masat e distancimit social apo vendosja me detyrim e maskës në mjediset publike.
Politiko.al/ S.GJ
Lexo edhe: U prek nga covid-19, humb jetën një grua nga Tirana në Infektiv
Nga kryeministria te bashkitë e ushtria, Covid-19 nuk kursen as institucionet dhe administratën
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38