Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

 

Covid-19

■  Rekord viktimash nga Covid-19 në Shqipëri, për herë të parë 15 humbje jete, mes tyre një fëmijë; mbi 800 të infektuar në 24 orë.

■ Investigimi/ “Mjeku në Infektiv më tha nuk shpëton”, shqiptarët shpenzuan 19 milionë euro për kurim nga Covid në Turqi e Itali. 

■ Foto/ Kujdes! Pamje të rënda nga morgu i Tiranës, trupat e pajetë lihen përtokë.

■ Skandali/ Humbi jetën nga COVID-i, fataliteti konfirmohet nga autoritetet e Sarandës, por nuk raportohet tek viktimat nga MSH.

■ "923 viktima nga marsi në tetor", mjekët reagojnë ashpër ndaj Bashës: Nëse e thua sërish, do thërrasim prokurorinë. 

■  Mjeku i njohur Ilir Allkja komentoi denoncimin e kredemokratit Lulzim Basha se po fshihet numri i vërtetë i viktimave nga COVID-19. Ai mendon se qeveria po fsheh statistikat për propagandë. Në një intervistë për Politiko.al i pyetur për qëndrimin e mjekëve lidhur me fshehjen e shifrave, Allkja i cilësoi deklaratat e tyre "partizane". 

■ Dy lojtarë dhe zëdhënësi i skuadrës së Kukësit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Futbollistët e prekur janë Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj. Ata kanë shfaqur simptoma disa ditë më parë, ndërsa tani janë karantinuar në banesat e tyre dhe do të qëndrojnë të izoluar për 15 ditë.

■ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është infektuar me coronavirus.

Të tjera

■  Rritet ekonomia informale në Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Shqipëria të parat në rajon; ekspertët: Si do preken nga pasojat e pandemisë.

■ "Basha e kaloi cakun! Cenoi integritetin e mjekëve", paralajmëron Rama: Nesër iu drejtohem shqiptarëve me një mesazh. Kundërpërgjigjet kryedemokrati: Ti po gënjen, ne kemi detyrë të shpërndajmë të vërtetën. 

E lidhur: I shtruar në Pediatrinë e Infektivit, ndërron jetë fëmija i parë me COVID-19 në Shqipëri.

■ Prokuroria mbyll hetimet për tërmetin e 26 nëntorit! Me 16 persona të pandehur, dosja i kalon Gjykatës së Durrësit.

■ Zgjedhjet në LSI, Luan Rama i paraprin rezultatit: S’ka ndonjë sekret, nesër do votojmë Monika Kryemadhin!

■ Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë ku është takuar me krerët e lartë të shtetit. Gjatë një konference të përbashkët me Ramën, Di Maio ka njoftuar ngritjen e një komisioni të posaçëm ekonomik për investimet e përbashkëta, si dhe siguroi se Italia është pranë Shqipërisë, në rrugën drejt BE. Ndërkaq, Rama shprehu mirënjohjen ndaj vendit fqinj për mbështetjen për të siguruar vaksinën për COVID, dhe më gjerë.

■ Vetëm 39 nga 60 kandidatë kanë kaluar me sukses testin e rradhës për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes një njoftimi zyrtar, BKH thotë se 39 kandidatët do të plotësojnë formularin e pasurisë dhe do t’i nënshtrohen testit poligrafik.

■ Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për drejtues të 28 prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit, shumica e të cilave drejtohen nga prokurorë me emërim të përkohshëm. KLP ka listuar edhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët.

■ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet të hënën për të shqyrtuar 7 kandidatura për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga ana e Presidentit të Republikës dhe 2 kandidatura të shpallura nga Kuvendi i Shqipërisë.

■ Një ditë pasi Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion vendosi heqjen e sekuestros së pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim. Yuri Kim ka risjellë në vëmendje  vendimin e DASH të shkurtit të vitit të 2018, ku i ndalohet hyrja në SHBA ish-prokurorit dhe familjes së tij. 

 

 

 

Të fundit