Flash News

KRYESORE

Meta: Të ndalojmë largimin e të rinjve, Shqipëria e Kosova s'mund të ekzistojnë pa shqiptarë

Meta: Të ndalojmë largimin e të rinjve, Shqipëria e Kosova

Presidenti i Republikës, përshëndeti Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë, që u zhvillua në Qendrën “Bogdanpolis” pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza”.

Kjo veprimtari e drejtuar nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, u mbajt në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, humanizmin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të shpërngulur forcërisht nga makineria ushtarake serbe gjatë kohës së Luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Gjatë fjalës së tij Meta deklaroi se një nga shqetësimet më të mëdha që po kalojnë Shqipëria dhe Kosova është largimi i rinisë.

Për këtë presidenti kërkoi më shumë punë për të ndaluar këtë “hemorragji”, pasi sipas tij Shqipëria e Kosova s'mund të ekzistojnë pa shqiptarë.

“Shqetësim im është se duhet të punojmë më shumë për të mbrojtur të rinjtë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët  në këtë rajon, për të mos braktisur vendin e tyre. Kjo është sfida jonë më e madhe.

Sepse kur një popull është në presion dhe në okupim, është i aftë të reagojë apo të mos humbasë përqendrimin, vigjilencën dhe përpjekjen për të ruajtur identitetin e tij në çdo mënyrë e me çdo çmim. Ndërsa në një periudhë lirie bëhemi më të pavëmendshëm ndaj atyre vlerave që duhet t’i ruajmë e që duhet t’i mbrojmë në mënyrë që gjithmonë të ketë Shqipëri dhe të ketë Kosovë.

Por Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarë, dhe sidomos pa të rinjtë dhe pa të rejat tona!

Në këtë drejtim duhet të punojmë akoma edhe më shumë e të reflektojmë, që t’u krijojmë mundësinë të rinjve tanë që ta shohin dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. T’u japim një rol më të madh në shoqërinë tonë. Të investojmë më shumë për edukimin e tyre, jo vetëm në dijet bashkëkohore, por me dashurinë për atdheun, me përgjegjësinë ndaj atdheut, sepse globalizimi ka mjaft aspekte pozitive, nga të cilat duhet të përfitojmë, por është një kërcënim serioz për vendet dhe kombet që nuk janë të vëmendshme dhe që mund të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme nga ky proces”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij në Prishtinë.

Meta: Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit

Të fundit