Flash News

KRYESORE

Meta: Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit

Meta: Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i

Presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin se një nga sfidat urgjente të vendit është ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë.

Duke iu referuar edhe vendimit të një dite më parë të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes për kreun e PD, Meta thotë se ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit në të ardhmen.

“Kambanat e alarmit po bien!

Stop shpopullimit të Shqipërisë!

Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!

Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!

9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!

Koha është tani!

Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”, shkruan Meta, teksa risjell një projeksion të OKB, sipas të cilit në vitin 2100 në Shqipëri nuk pritet të mbeten më shumë se 512 mijë banorë.

Të fundit