Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agron Gjekmarkaj
Një tjetër marrëveshje me Bashkimin Europian ka mbërritur sot në këtë sallë “për pjesëmarrjen në tregun e përbashkët”!
Në substance, mes kësaj Qeverie dhe Europës qëndron “mosmarrëveshja” ekzistenciale.
Ne mbushim kamionë me letra , avionë me burra e gra, kostumosur allafrënga drejt Brukselit, qytet ky i cili, sa më shumë i afrohemi po kaq largohet si një vijë imagjinare horizonti.
Genjeshtra “allaturka”, e trashë si salep, derdhet binave të Komisionit Europian dukë lënë ngado njollat e veta të lëbyrta.
Shqipëria “socialiste” bën përpjekje të duket një shtet gazmor, ku paçja e pilafi e gatuar në akçihanet e propagandës derdhen lumë për turistet, ku ministrushet ia marrin valles me përdëllim sevdallor.
Gromësimat e shkaktuara nga birra, shndërrohen në melodi, kolonë zanore e aktualitetit, si shprehje më të larta të mendimi liberal, kur në fakt, Shqipëria e qeverisë është një shtet gjithnjë e më lindor, më despotik, më e korruptuar, më e kriminalizuar, me një qasje haxhiqamiliste ndaj Europës. Çmimi për jetën e njeriut ka rënë shumë, duke zhvleftësuar edhe çmimin e jetës së pulave.
Europa ka parimin e ndarjes së pushteteve, ndërsa neve na i ka marrë të gjitha një njeri i vetëm. Në krye të vendit është vënë një një qyqar të cilit koka e Elisës i duket tufan dhe ai ndien të ftohtë. E sheh vëngër Bela, i shkojnë mornica dhe futet në bodrum. Tao si formë lirie dhe autonomie e nxit të këshillohet me parukierin, por Ulsiu nuk e lejon të japë asnjë mendim për çështjet publike, dilemë që nuk i jep dum.
Herë pas here merr mendje kur duhet të shfaqet si i hutuar dhe i habitur, si i gëzuar apo mërzitur, duke folur përçart, me fjalor foshnjor, sipas stinëve.
Për të firmosur si kamarier, lepe peqe, çdo nismë të Kryeministrit të cilin kur e sheh në Iftar prej mjekrrës e ngatërron me profetin dhe i zaliset te këmbet, e di vetë, e ka merak jete.
Institucionet e pavarura kanë vetëm një pavarësi, atë të të shprehurit besnikëri ndaj shefit të ekzekutivit.
Pushteti lokal ka vetëm një qëllim, të shtojë sipërfaqen e patronazhuar në funksion të tjetërsimit të votës dhe të zvogëlojë atë publike në favor të investitorëve strategjikë të caktuar nga qeveria.
Ndonjë gjykatë, kur guxon të japë vendim të vonuar, që bezdis Edi Ramën, zihet me gurë nga mazhoranca dhe aty s’ka rradhë kush do hedhë gurin e pare, Toni apo Çuçi , Etilda apo Mimi, turren të gjithë njeherësh çapraz e pa maraz.
Shalsi rrëzohet rrugës dhe ndien si i kalojnë mbi shpinë, tek shtyhen, Xhemali me Nasipin, Çyrbja me Laertin, Erjoni me Majkon, për të goditur kush e kush më parë. Rënkon, por për kauzën nuk bëzan. I bëhet zemra mal kur sheh gurët e shumtë nën pemë.
Gjykata të tjera janë në ankth nëse Kryeministri është apo jo i kënaqur sa duhet me përfshirjen e tyre si palë me pushtetin për ta lënë Opoziten jashtë legalitetit juridik. Shpirti i Judes duket ku e ku më qelibar se ai i tyre.
Ndërkohë drejtorët e ministrive, e të bashkisë si minjtë e Dino Buxatit grijnë trarët e shtetit, ëndrrat e qytetit, por shefat e tyre nuk dinë gjë, ata janë në të drejtë të Zotit dhe punojnë për një Zot të vetëm. Zoti është i madh, por anija bëhet gjithnjë e më e vogël. Ka filluar të shkundet.
Një tjetër gjykatë godet, në kundërshtim me nenin 73 të Kushtetutës, i kufizon të drejtat Liderit të Opozitës, Kuvendi nxiton, me urdhër politik dhe miraton këtë dhunë, pastaj po kjo njësi gjykatore pa akuzë, pa hetim, pa asnjë rrezik për të ndërhyrë në process, po për llogari të një pushteti të kalbur, të korruptuar, nën muzikë skandalesh që mbajnë emra kumbues, sterilizim, pastrim, reflektim, aferim, incenerator, çek-ap, kap e mos u bëj merak, merr e ik me vrap, nxito o zullap, e vendos atë nën arrest shtëpiak!
Çfarë të përbashkët ka Shqipëria aktuale me Europën, çfarë lirish gëzon ajo, kur themeluesin e pluralizmit, Sali Berishën, e arreston për arsye politike?
Po ju kujtoj se “Liria është një e vetme; zinxhirët që vihen padrejtësisht mbi njërin peshojnë mbi shpatullat e gjithësecilit” .
Mos vini bast pa fund mbi provokimin e Opozitës dhe të shoqërisë. Mos luani bixhoz me reagimin e saj.
Të mëdhenjtë ndihen të tillë përsa kohë qytetarët rrinë në gjunjë, por ata po ngrihen dhe të mëdhenjtë do të bëhen xhuxhë. Asgjë e re nën këtë diell, gjithçka përsëritet.
Të rebelohesh ndaj padrejtësive është bindje ndaj Zotit, na mëson një nga themeluesit e demokracisë, Benjamin Franklin, një vlerë kjo sa amerikane aq europiane.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38