Flash News

POLITIKOFF

Arta Nitaj skualifikohet nga 'Dance Albania'

Arta Nitaj skualifikohet nga 'Dance Albania'

“Time of my life”, sigla që vendos se kush do të qëndrojë në shtëpinë e “Dance Albania” në Tv Klan pa një “ndeshje” mes Arta Nitajt e Meridian Rammcaj. Juria e spektaklit u vendos në një pozitë të vështirë për të zgjedhur se cili prej konkurrentëve vazhdon garën.

Unë me gjithë, dëshirën e mirë për të dy, do të mbaj në shtëpi, pra do të shpëtoj, Artën” – tha Ermali.

Klaudia Pepa vlerësoi energjinë e mirë të Arta Nitajt, por tha se perfomanca e saj sonte nuk ishte në maksimum, ndoshta edhe prej demoralizimit.

"Çdo javë ke qenë e kuruar, e bukur, me energjinë tënde, me thjeshtësinë tënde, por sonte për mua vazhdon garën Meridiani” – tha Klaudia.

Ilir Shaqiri teksa evidentoi vendosmërinë e Meridianit dhe prepotencën për të fituar, nuk la pas as çiltërsinë dhe punën e Nitaj. Nga ana tjetër, u kujtoi konkurrentëve se “Time of my life” është një kërcim “kokë a pil” dhe nuk duhet ta lënë pas dore për të mos rrezikuar eleminimin: “Unë mendoj që më lart në këtë rast ishte Meridiani”.

Vendimi i jurisë favorizoi Meridian Ramçaj në 2 vota kundrejt 1 duke skualifikuar Arta Nitajn.

 

Të fundit