Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora zyrtarisht trajnere e "The Voice"

Rita Ora zyrtarisht trajnere e "The Voice"

Rita Ora ka qenë së fundmi në "shënjestrën" e mediave britanike për shkak se ka thyer d herë rregullat anti-Covid që qeveria angleze ka miratuar.

Por ka dhe lajme të mira nga këngëtarja shqiptare, Ajo do të jetë trajnere e "The Voice of Australia". Veç Ritës, në panelin e jurisë do të jenë edhe Keith Urban, Jessica Mauboy dhe anëtari i vitit të shkuar Guy Sebastian.

Rita Ora zyrtarisht trajnere e "The Voice"

Për Ritën kjo nuk është një eksperiencë e re pasi ajo ka qenë trajnere në “The Voice” dhe “X Factor” në Britani.

“Unë e dashuroj The Voice dhe e adhuroj Australinë kështu që ky është një bashkim i krijuar në parajsë. Kam qenë trajnere në Britani dhe e di se sa fuqi ka në bërjen e ëndrrave realitet. Mezi po pres që të gjej superyllin e radhës të Australisë”, është shprehur Rita për “Perth Noë”.

 

Të fundit