Flash News

POLITIKOFF

Scarlett Johansson shtatzënë për herë të dytë

Scarlett Johansson shtatzënë për herë të dytë

Aktorja e njohur Scarlett Johansson është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Colin Jost dhe të dytin e saj. Burime të shumta kanë konfirmuar këtë lajm për Page Six edhe pse nga çifti nuk kemi ende asnjë komunikim zyrtar.

Scarlett Johansson shtatzënë për herë të dytë

"Scarlett është në muajt e fundit dhe do të bëhet nënë së shpejti. Ajo dhe Colin janë shumë të emocionuar."

Një tjetër burim është shprehur duke thënë se "Scarlett e ka mbajtur larg vëmendjes shtatzëninë sepse e tillë është ajo".

Fëmija i ardhshëm i Scarlett do të jetë i dyti për të dhe i pari për çiftin Johansson-Jost. Ajo ka edhe një vajzë, Rose, tani 6 vjeç, nga martesa me ish-bashkëshortin, Romain Dauriac.

Scarlett Johansson shtatzënë për herë të dytë

Të fundit