Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Zyra e kryeministrit të Greqisë ka zbardhur takimin me homologun shqiptar Rama. Në deklaratë thuhet se të dy kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e ka mbështetur.

Të lidhura:

Naftëtarët e Ballshit do të mbildhen sot në një tubim para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ata deklarojnë se kanë 20 paga pa marrë dhe se kanë vendosur ta përshkallëzojnë protestën te Ministria e Energjisë, Parlamenti, Kryeministria.

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, pasi ndajmë të njëjtin histori dhe fat. Varhelyi tha se Komisioni Europian së shpejti do të parqesë paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin.

“Liga Profesioniste e Futbollit” i është përgjigjur të autorizuarit nga qeveria për të negociuar me ta Fidel Yllit dhe ministres së Ekonomisë, Anila Denaj, duke thënë se priste një qëndrim më mbështetës për kërkesat, të cilat sipas saj janë premtime të bëra nga kryeministri Edi Rama përpara 18 muajsh.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi dhe ish-deputeti Endri Hasa kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ata të dy ndodhet të karantinuar në banesat e tyre. Testit i është nënshtruar dhe drejtues të PD-së duke përfshirë dhe kryetarin Lulzim Basha.

Janë zbardhur emrat e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Deri tani kanë aplikuar 25 persona për 12 vende vakante, ndërkohë që procesi i aplikimit përfundon pas dy ditësh, më 18 shtator.

Zyra e OSBE-ODIHR në Varshavë është shprehur e gatshme të vazhdojë të mbështesë Këshillin Politik dhe të shohë detajet sesi mund të ofrojë ndihmë konkrete, lidhur me përplasjen mes palëve për formulën e koalicioneve parazgjedhore dhe mënyrën e hapjes së listave.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lejuar vetëm Altin Binajn për të vijuar më tej me procedurat e kandidimit, për vakancën e shpallur nga presidenti Ilir Meta sa i përket ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Shpallet kompania fituese për për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

3 viktima 144 të prekur me covid-19 në 24 orë, mes tyre edhe mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.

Paketa anti-shpifje/ 7 organizata ndërkombëtare kundërshtojnë planet e Ramës, letër Kuvendit: Rishikoni ligjin, po injoroni ‘Venecian’.

Detajet e reja nga atentati në ‘Vasil Shanto’. Përveç hasmërisë me familjen Reçi, familja Gjini dyshohet edhe për vrasjen e një polici, ndërkaq Preng Gjini është i dyshuar për grabitjen e bankës në Mirditë.

KED pranon argumentin e Metës, rrëzon kërkesën e Dvoranit për t’u rikthyer në detyrën që mbante në këtë institucion, para se Këshilli i Lartë Gjyqësor të shpallte mbarimin e mandatit të tij si anëtar i Gjykatës së Lartë: Nuk është më pjesë e jona!

Të fundit