Flash News

KRYESORE

Socialistët mbështesin kërkesën e 'Kaubojsit', KQZ do hapë 11 kuti në Bashkinë e Lezhës

Socialistët mbështesin kërkesën e 'Kaubojsit', KQZ

KQZ ka pranuar kërkesën e kandidatit të Partisë Konservatore, Eduard Ndocaj për të hapur 11 kuti të Bashkisë së Lezhës. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Konservatore shpjegoi se në këto qendra votimi janë vënë re më shumë vota se votues.

“Në të paktën 11 qendra votimi nga vetë tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve 12, 13, përkatësisht për zgjedhjet për kryetar bashkie në Lezhë kanë rezultuar më shumë vota të gjetura në kutitë e votimit sesa numri i zgjedhësve që efektivisht kanë marrë pjesë në to”, u shpreh përfaqësuesi i Partisë Konservatore.

Homologu i tij i Partisë Socialiste ishte i pari që pranoi, duke nënvizuar dallimin mes kësaj kërkese dhe asaj të partisë së Patozit.

“Të paktën kjo forcë na ka evidentuar që në bazë të dokumentacionit zgjedhor që është vënë në dispozicion ekziston një mospërputhje aritmetikore dhe logjike e personave që kanë votuar dhe votave që janë në kuti. Dhe përderisa kjo mospërputhje ekziston, unë bashkohem me kërkesën”, deklaroi përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji.

“Nuk ka diskutim, nuk kalon në votim kjo, nuk jemi duke votuar, e qartë dy anëtarë do hapin 11 kutitë” deklaroi nënkryetari Denar Biba.

Të fundit