Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Speciale/ 1991-2017: Lista e 24 deputetëve që humbën imunitetin dhe pse. Nga Fatos Nano te Azemi, Berisha dhe Koço Kokëdhima
Imuniteti i deputetëve dhe zyrtarëve të lartë është bërë çështja kryesore e replikave dhe debateve të shumta midis palëve që prej një shekulli, kur lindi parlamentarizmi në Shqipëri. Pati disa raste të heqjes së imunitetit të deputetëve gjatë periudhës së Mbretit Zog. Po ashtu, edhe pas Luftës, nga viti 1945 – 1990, për shkak të ashpërisimit të luftës politike, brenda llojit, e 'luftës së klasave', u hoqën disa imunitete e më pas edhe mandate deputetësh, që shkuan deri në burgime dhe ekzekutime.
Heqjet e para të imunitetit e më pas mandatit, pati që në vitin 1946, që çuan në ekzekutimin e deputëve të Kuvendit, 70-vjetori i të cilëve u shënua para pak ditësh. Shumë zyrtarë të lartë që u shpallën armiq, ishin deputetë që përfunduan pas hekurave apo edhe u ekzekutuan. Por më parë atyre iu hoq imuniteti.
Ka një konfuzion mes heqjes së imunitetit dhe mandatit. Disa deputetëve iu hoq mandati, disa të tjerëve vetëm imuniteti. Por, në tre - katër raste edhe imuniteti nuk u aprovua nga Parlamenti. Kemi edhe raste kur imuniteti është dorëzuar vullnetarisht nga deputeti.
Historia e parlamentrizimit pluralist nis në vitin 1991 dhe në këto 27 vjet janë dhjetra imunitete të hequra. Imunitetet e para u hoqën në vitin 1991.
- ADIL ÇARÇANI
Të parit që iu hoq imuniteti, në erën e re pluraliste, ishte ish-kryeministri Adil Çarçani, i cili hapi edhe të parin parlament të pas diktaturës. I zgjedhur deputet i PPSH-së në Gjirokastër, ai u akluzua si 'bllokmen' dhe iu hoq imuniteti për të përfunduar më pas në qeli, pas hekurave të burgut.
- SHANE KORBECI
Ish-deputeti i PPSH-së i zgjedhur në Tiranë, dhe njëherësh ish-ministër i qeverisë së Adil Çarçani, Shane Korbecit, iu hoq imuniteti në 1991, për të njëjtat arsye si A. Çarçanit. Ai u burgos me disa ish-funksionarë të tjerë të regjimit komunist, përfshi ish-presidentin R.Alia dhe të venë e diktatorit, N. Hoxha.
- AZEM HAJDARI
Deputetit Azem Hajdari iu hoq për herë të parë imuniteti në vitin 1992, pas një incidenti ku ai goditi, ish-shefin e administratës të PD-së.
- ILIR META
Ilir Meta më 23 tetor të vitit 1992 ishte vetëm 22 vjeç, kur iu hoq imuniteti. Akuza e ngritur ndaj tij ishte “nxitje e revoltave” në Poliçan gjatë vitit ’92. U tentua heqja e mandatit, por ky vendim hidhet poshtë nga Gjykata Kushtetuese, më 22 dhjetor 1992.
- FATOS NANO
Pas Metës humbi imunitetin edhe ish-lideri historik i së majtës, Fatos Nano. Më 27 korrik 1993, Prokuroria e akuzonte për disa krime dhe sidomos për përvetësim në favor të të tretëve. Kallëzimi kundër Fatos Nanos erdhi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i asaj kohe dhe menjëherë pas heqjes së imunitetit nisi hetimi. Në vitin 1995 iu kërkua Gjykatës së Kasacionit rigjykimi i vendimit gjyqësor.
- ARBEN LIKA
Në vitin 1994 i është hequr imuniteti dhe më pas mandati i deputetit të PD-së Arben Lika, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre si dhe i dënuar me burg, por në vitin 1997 fitoi lirinë.
- GAFUR MAZREKU
Më 18 shtator 1997 Kuvendi i Shqipërisë i heq imunitetin deputetit Gafur Mazreku, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo, pasi, deputeti Mazreku sulmoi me armë dhe plagosi deputetin Azem Hajdari. Kuvendi, pasi miratoi heqjen e imunitetit të deputetit Gafur Mazreku, dha pëlqimin për ndjekje penale dhe arrestimin e tij.
- AZEM HAJDARI
Më 25 shkurt 1998, Kuvendi i hoqi imunitetin Azem Hajdarit, deputetit të Partisë Demokratike, pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm për hetime të mëtejshme. Gjithçka nisi pas incidentit në Mamurras, kur njerëz pranë deputetit thuhet se nuk iu bindën forcave të Policisë. Prokuroria e ka akuzuar deputetin e PD-së për "nxitje të akteve të dhunshme dhe fyerje të policisë", ndërsa Partia Socialiste, që kishte shumicën në Parlament, si "kryesues të bandës së armatosur, që nuk i është bindur postblloqeve të forcave të rendit".
- SALI BERISHA
Ish-presidentit Sali Berisha i është hequr imuniteti për ngjarjet e 14 shtatorit, por ndaj tij nuk u mor asnjë masë dhe çështja u pushua.
- GENC RULI, REXHEP UKA
Edhe për dy deputetët Rexhep Uka dhe Genc Ruli, gjatë mandatit të parë të PD-së është kërkuar heqja e imunitetit për aferën e “Drurit të arrës”. Pavarësisht se kërkohej me ngulm dënimi i tyre nga Berisha, një pjesë e deputetëve të PD-së, me të cilët bashkuan votat dhe deputetët e PS në opozitë në atë kohë, nuk e votuan heqjen e imunitetit për dy kolegët e tyre.
- NIKOLLE LESI
U kërkua heqja e imunteitit të deputetit Lesi, në vitin 2004, pasi akuzohej për nxjerrje të sekretit shtetëror, por nuk u pranua nga Kuvendi, që votoi kundër.
- LULZIM BASHA
Deputeti Basha e dorëzoi me vullnetin e tij mandatin në vitin 2007, pasi akuzohej për abuzim me detyrën dhe korrupsion. Basha u shpall i pafajshëm.
- FATMIR MEDIU:
Iu hoq imuniteti në vitin 2008, për t’u hetuar për shpërthimin e qendrës së çmontimit të fishekëve në Gërdec, ku vdiqën 26 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Mediu mbante postin e ministrit të Mbrojtjes.
- HAJRULLA PATURI: Iu hoq imuniteti në vitin 2008 për akte dhune në një ndeshje futboll
- ANDIS HARASANI: Iu hoq imuniteti i deputetit në vitin 2008, pasi akuzohej për dhunë ndaj Gardës.
- NIKOLLAQ NERNXI: Humbi imunitetin në vitin 2008 për shkak të akuzave për korrupsion dhe evazion fiskal.
- ILIR BEQJA: Deputeti i PS humbi imunitetin e më pas edhe mandatin në vitin 2011, pasi akuzohej se kishte shkelur Kushtetutën.
- DRITAN PRIFTI: Ish-deputetit të ndjerë iu hoq imuniteti në vitin 2011 për skandalin e përgjimeve. Ai akuzohej për shpërdorim detyre.
- TOM DOSHI: Ish deputetit të PS iu hoq mandati në vitin 2012, pasi akuzohej për ngjarjet e 21 janarit.
- TAULANT BALLA: Deputetit të PS iu hoq imuniteti po në vitin 2012 për çështjen e 21 janarit.
- BESNIK BARE: Iu hoq mandati në vitin 2012 për çështjen e 21 janarit, po u pushua çështja për tejkalim afatesh.
- MARK FRROKU: Frroku e dorëzoi imunitetin e deputetit në vitin 2015, pasi sipas kërkesës së opozitës mungesa e deputetit pa arsye mbi 6 muaj bie ndesh me Kushtetutën. Frroku paralajmëroi më herët lënien e mandatit.
- KOCO KOKEDHIMA: Ish-deputetit të PS iu hoqa imuniteti e më pas mandati në vitin 2016, pasi u akuzua se ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde.
- SAIMIR TAHIRI: Mazhoranca (tetor 2017) me 75 vota nuk pranoi t’i hiqej imuniteti deputetit socialist Saimir Tahiri, pas kërkesës së Prokurorisë, për hetim mbi shpërdorimin e detyrës dhe përfshirje të tij në bandat e organizuara kriminale.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38