KRYESORE

Vrasja në Kavajë, Gjykata jep vendimin për 5 të arrestuarit

Vrasja në Kavajë, Gjykata jep vendimin për 5 të arrestuarit

Gjykata e Kavajës ka vendosur  “arrest me burg” për 5 të arrestuarit e vrasjes që tronditi pak ditë më parë qytetin e Kavajës, ku nga përplasja e dy bandave u vra gabimisht kalimtari Ramazan Hasalliu.

Të arrestuarit janë: Ardian Dedej, Eraldo Hyka, Qazim Merkaj, Marjus Aliu dhe Agron Kollçaku.

Nga hetimet rezulton se ngjarja ka si motive të dobëta, ku dy vëllezërit Aliu janë konfliktuar me tre persona e tjerë të arrestuar mbrëmjen e të mërkurës, më 3 korrik.

Sipas dëshmisë së tyre, të rinjtë janë takuar të enjten për t’u sqaruar, por për shkak të fyerjeve që i ka drejtuar njeri-tjetrit, takim degjeneroi në përdorimin e armëve, kur ndodhi edhe vrasja.

 

Të fundit