Flash News

KRYESORE

Basha për Reformën Zgjedhore: PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur, nuk e kemi braktisur tryezën

Basha për Reformën Zgjedhore: PD dhe opozita e bashkuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për mediat ku u shpreh duke thënë se op0ozita dhe Partia Demokratike nuk e kanë braktisur asnjëherë tryezën e Reformës Zgjedhore dhe puna në të do të vazhdojë.

Basha tha se PD dhe opozita e bashkuar duan që t`ju japin shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe.

“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte edhe reformën zgjedhore dhe shanset për t’iu dhënë shqiptarëve një orë e më parë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të merrte peng procesin e integrimit Europian të vendit tani doli zbuluar. Të gjithë e kanë parë, shqiptarë dhe të huaj këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë Reformën Zgjedhore, të pengojë integrimin Europian të vendit dhe të lejojë Edi Ramën të përdorë të njëjtat mekanizma që ka përdorur edhe më parë për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve dhe për ta mbajtur Shqipërinë peng të krizave ciklike. Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe,"- tha Basha për mediat.

Të fundit