Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bllokimi i kufirit; çfarë do t'i kërkojnë grekët Edi Ramës në takimin e Kretës?
Arben LLALLA
Përherë, Greqia, për t’iu bërë presion qeverive shqiptare, prej 27 vitesh ka përdorur metoda primitive si operacioni “Fshesa” më 1993, ku brenda 15 ditësh u kthyen forcërisht rreth 90 mijë emigrantë shqiptarët, të cilët punonin për bukën e gojës.
Bllokimi i shqiptarëve për 18 orë në kufi me Greqinë u justifikua se ka problem sistemi elektronik TIMS. Konsulli shqiptar në Janinë, Pervin Gjukuria gënjeu tek deklaroi që ka rënë i gjithë sistemi TIMS në gjithë Greqinë. Përse në doganat Greqi-Maqedoni nuk ka rënë sistemi TIMS? Përse nuk ka rënë sistemi TIMS me doganat Bullgari-Greqi? Përse nuk ka rënë sistemi TIMS për ata që udhëtojnë me linjë ajrore Tiranë-Athinë? Në këto dogana vazhdoi lirshëm qarkullimi i qytetarëve nga dy anët e kufirit.
Loja e presionit politik e rënies së sistemit TIMS në Greqi me doganat me Shqipërinë është e njohur prej 20 vitesh. Ndërsa kyeministri i deklaratave boshe patriotike nga zëri i gurmazit, Edi Rama pasi u shpërblye me Kryqin e Artë të Kalorësit si Mbrojtës i Ortodoksisë Greke nga Patriarku i Jeruzalemit dhe për t’i treguar Greqisë se do jetë një kryeministër i dëgjueshëm, vasal i ri i Greqisë izoloi Çështjen Çame. Por, Greqia nuk hesht dhe nuk ndalet pa kërkuar favore të tjera për të realizuar projektin e vllahut Joanis Koletit; Megallo Idenë. Pra, ndërtimin e 5 varrezave gjigandë në Jugun e Shqipërisë nga Korçë-Leskovik-Përmet-Gjirokastër-Bularat me 8 mijë varre bosh, të cilët do shiten si dëshmorët që ranë për të çliruar motrën e vogël të Vorio Epirit, sepse kështu thotë edhe himni ushtarak i Greqisë.
Greqia, më 12-15 nëntor në Kretë, do t’i kërkojnë kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati njohjen e Himarës si zonë e pakicës greke, faljen e detit, ku në anën e Shqipërisë flenë 450 miliardë euro rezerva nafte dhe gazi. Prandaj, Edi Rama duhet të mendohet mirë para se ta hedhë nënshkrimin për këto marrëveshje, madje do të bënte mirë që të përdorte reciprocitet dhe jo gafën historike, kur njohu nëntë minoritete, ku merre me mend as Maqedonia e Kosova nuk kanë njohur më shumë se gjashtë pakica.
Vetë Greqia nuk njeh asnjë minoritet, megjithëse brenda saj jetojnë shqiptarë, sllavo-maqedonas, pomakë, turq, vllehë, romë, egjiptas, bullgarë, hebrenj.
Kurse qeveritë shqiptare nuk kanë guxuar asnjëherë të vetme për të kërkuar njohjen e minoritetit shqiptar që jeton në Çamëri, Aleksandopoli, Kavallë (këto janë njohur zyrtarisht nga vitit 1923 si zona ku jeton minoriteti shqiptar) apo për të drejtat e minoritetit arvanitas për reciprocitet. Çfarë do na thotë Ditmir Bushati për vrapin që bëri sot në Derviçan për të paraqitur me aq propagandë zëvendësministren e jashtme grekofone, ndërsa prej tre vitesh sa ishte zëvendësministër me origjinë nga Çamëria nuk e prezantoi asnjëherë, por e fshehu se mos na mërzitej greku.
Hakmarrja e Greqisë për bllokimin 18 orë të kufirit nuk ka justifikim, ajo është një hakmarrje primitive mbi fëmijët, pleqtë dhe njerëzit që i lidhin shumë gjëra me Greqinë. Këto sjellje dallkaukësh nuk nxisin dashurinë mes popujve, por përkundrazi nxisin urrejtje, sepse kur një shtet i tërë merret me pengimin e lëvizjes lirshëm të fëmijëve dhe pleqve, rrëfen se kemi të bëjmë me probleme psikologjike të një shteti të tërë që pretendon se është babai i demokracisë.
Për rikujtesë, fatkeqësia e shqiptarëve është që Shqipëria udhëhiqet ende nga politikanë të dobët përballë politikës dinake të Greqisë dhe grekëve. Sot, populli shqiptar dhe ai grek ndodhen politikisht shumë larg njëri-tjetrit. Lufta e Kosovës tregoi se grekët janë besnikë, avokat të politikës raciste serbe, janë në anën e kundërshtarëve të kombit shqiptar. Teoria, sipas të cilës mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek që jeton në Shqipëri janë urë lidhëse midis dy vendeve, bie poshtë si e pa vërtetë. Mërgimtarët shqiptarë janë pengje, urë e minuar që shpërthen sa herë që Tirana nuk i bindet Athinës, kur kjo e fundit me “fshesat e veta periodike” kthen me forcë në heshtje ose me bujë mijëra njerëz të halleve, njerëz të bukës së gojës që nuk merren me politikë.
Sa herë që Shqipëria do të kërkojë të drejtat e mërgimtarëve në Greqi dhe ngritjen në Forumet dhe Asambletë botërore për zgjidhjen e drejtë të Çështjes Çame, atëherë Greqia me satelitët e saj minoritarë grekë do të kërkojnë Autonomi të “Vorio Epirit” dhe ndërhyrje ushtarake në Jug të Shqipërisë për “shpëtimin” e pakicës greke.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38