Flash News

Bota

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar

Izraeli ka konfirmuar ekzekutimin e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz.

Më herët, ushtria izraelite tha se po kontrollonte mundësinë që ai të ishte vrarë, ku janë kryer testet e ADN-së, shkruan skynews.

Katz tha në një deklaratë se “vrasësi masiv Yahya Sinwar, i cili ishte përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e IDF-së”.


Ai e quajti vdekjen e liderit të Hamasit një “arritje të madhe ushtarake dhe morale për Izraelin”, pasi Sinwari ishte një prej arkitektëve kryesorë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë. 

Të fundit