Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vdekja e Jani Rustemit, Manja ‘lan duart’: Aksidente ndodhin si në jetën e përditshme

Vdekja e Jani Rustemit, Manja ‘lan duart’: Aksidente ndodhin si

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për herë të parë për vdekjen e të riut Jani Rustemi, pas një muaji në koma.

Manja tha se aksidente të tilla ndodhin njësoj sin ë jetë e përditshme, duke hequr nga vetja përgjegjësinë për një reagim. Manja pretendoi se nuk mund të komentonte mbi një ‘kakofoni’.

"Lidhur me rastin, për sa kohë është një çështje që po hetohet, refuzoj të flas se ka një kakofoni zërash, jo në paraburgim, jo te 313, jo në spital. Kemi përgjigje konkrete për secilat raste, që ua kemi thënë familjarëve. Edhe në paraburgim, edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit, janë banorë rezident dhe si në jetën e përditshme edhe aty ndodhin aksidente me jetë njerëzore. E rëndësishme është transparenca te familjarët", tha Manja.

Jani Rustemi ndërroi jetë pasi kishte një muaj që qëndronte në koma. Rustemi u arrestua më 12 prill për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve dhe më pas gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Rustemi u shtrua në QSUT ku familjarët kanë hedhur dyshime se i është dhënë sasi e lartë metadoni çka i ka sjellë që Rustemi të bie në gjendje kome.

Të fundit