Flash News

KRYESORE

Dy vjet nga protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, rezistenca më e gjatë në Tiranë vazhdon

Dy vjet nga protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, rezistenca

Sot mbushet plot dy vjet nga protesta e parë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Dy vjet rezistencë, më e gjata e parë në kryeqytetin shqiptar, ku aktorë, regjisorë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile kanë kundërshtuar nismën e qeverisë për gjunjëzimin e godinës teatrore dhe mbrojtjen e saj ditë e natë.

“Dy vjet të shënjuar nga diskutime publike, shkrime të panumërta, përballje me pushtetin, mbrojtje fizike të ndërtesave teatrore, festival për mbrojtjen e teatrit, vlerësim e mbështetje ndërkombëtare të nivelit më të lartë nga arkitektë, regjisorë, aktorë, dramaturgë, shkrimtarë, gazetarë, pranim në listën e ngushtë të objekteve më të rrezikuara të Europës. Dy vjet organizim horizontal që ka rrëzuar përshtypjen e gabuar se ne shqiptarët nuk dijmë ndryshe, përveçse me urdhër nga lart e hierarki të fortë për të realizuar gjithçka.

Teatri Kombëtar dhe kompleksi teatror në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë në këta dy vjet u madhështua nga një vend ku bëhej thjesht teatër në një vend ku po mbrohet kultura, arti e më gjerë qytetaria e demokracia e vërtetë shqiptare, 30 vjet pas rënies zyrtare të diktaturës”, shkruan një nga faqet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMTZ) për këtë dy vjetor, ndërsa mbrëmjen e sotme në oborrin e Teatrit, aleanca organizohet për të kujtuar gjithçka me vlerë të kësaj rezistence.

Artistët, qytetarët dhe shoqëria civile kanë protestuar dhe rezistuar sidomos pas miratimit nga mazhoranca të projektligjit që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit, pasi është cilësuar si “akt totalitar”  dhe fillimin e një diktature të vend.

Protestës së pandërprerë i janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë, madje kanë nënshkruar një peticion, përmes së cilit u kërkojnë autoriteteve mbrojtjen e ndërtesës historike.

Të fundit