Flash News

E-TJERA

Aksidentohet çifti shqiptar në Itali, vdes 24-vjeçarja

Aksidentohet çifti shqiptar në Itali, vdes 24-vjeçarja

Një aksident  ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fondit në Itali. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur jashtë rrugës.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën pasagjerja 24-vjeçare, ndërkohë që foshnja e saj disa muajshe dhe kunata ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Romës.

Bëhet me dije se shoferi i automjetit ishte një 22-vjeçar shqiptar, ku pasi iu nënshtrua testeve për alkool dhe drogë, rezultoi pozitiv duke u arrestuar nga policia italiane.

Vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e saktë të aksidentit

Të fundit