Flash News

E-TJERA

Mbyllet regjimi 41 biss në Tiranë, ku do të strehohen bashkëpunëtorët e drejtësisë

Mbyllet regjimi 41 biss në Tiranë, ku do të strehohen

Mbyllet regjimi i posaçëm për izolimin në 41 biss në burgun 313 në Tiranë.

Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë këtë vendim kohë më parë, nisur nga fakti që numri i personave që i nënshtrohen këtij regjimi kohët e fundit ka qenë mjaft i ulët dhe mund të përballohet vetëm nga një prej këtyre institucioneve. 

Kështu, të dënuarit që izolohen në këtë regjim do të mbahen vetëm në burgun e Peqinit.

Kapaciteti i 41 bissit të Peqinit është për 40 të burgosur, ndërkohë që të gjitha qelitë e 41 bissit të mëparshëm në kryeqytet janë kthyer në burgun e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. 

Aktualisht, në këtë regjim mbahen të izoluar Ilir Kupa dhe Sokol Mjacaj, ndërsa aplikimi i 41 bis në vendin tonë nisi në vitin 2019.

 

Të fundit