Flash News

E-TJERA

Ndryshime drejtuesish në burgje, kush do ta “komandojë” 313-ën

Ndryshime drejtuesish në burgje, kush do ta “komandojë”

Sërish ndryshime drejtuesish në institucionet e vuajtjes së dënimit. Klejdis Çela është emëruar drejtor i burgut 313 në Tiranë.

Ai zë vendin e Shkëlqim Saraçit, i cili është emëruar drejtor i spitalit të burgut.

Në prill të këtij viti, Çela u emërua drejtues i Qendrës Spitalore të Brugjeve, detyrë të cilën e mbajti vetëm disa muaj.

Këto nuk janë ndryshimet e vetme, pasi janë ndryshuar edhe zinxhiri komandues i sigurisë së IEVP 313, por detaje pritet të bëhen publike në vijim.

 

Të fundit