Flash News

E-TJERA

Pedagogët protestë para Kuvendit, PD amendament për rritje pagash me 30%

Pedagogët protestë para Kuvendit, PD amendament për rritje pagash

Pedagogët janë mbledhur në protestë para Kuvendit. Me pankarata në duar, ata kanë përsëritur kërkesat e tyre, që konsistojnë në rritje pagash dhe përmirësimin e kushteve në univeristete, duke rritur fillimisht fondet për kërkimin shkencor.

Ndërkohë Kuvendi është mbledhur sot për të diskutuar dhe miratuar buxhetin e vitit 2023, me opozitën e cila e kundërshton me argumentin se nuk i përgjigjet interesave të qytetarëve.

Partia Demokratike ka dorëzuar 23 amendamente në Kuvend, ku ndër të tjera kërkon rritjen e pagave të pedagogëve me 30%.

Mbetet për t’u parë nëse do të merret parasysh, por qeveria “ka shuar” shpresat për rritje pagash, sikurse kërkojnë pedagogët.

 

Të fundit