Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Hovenier: SHBA mbështet autoritetet e Kosovës
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, lidhur me shpërthimin në Ibër-Lepenc.
Hovenier përsëriti se SHBA e dënon “sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës” duke shtuar se mbështesin hetimet dhe se do të ofrojnë “mbështetje të plotë” për autoritetet e Kosovës në hetimin e këtij sulmi.
“Në këtë fazë, SHBA nuk është në pozicion të atillë që të thotë se kush është mbrapa këtij sulmi… Këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo çka mund të them është që ne kemi ofruar mbështetje për autoritetet e Kosovës dhe mendojmë që është e rëndësishme që të ketë një hetim kredibil për të idenitifikuar personat përgjegjës dhe të sigurohemi që ata të mbahen përgjegjës. Ajo çka mund të them në këtë pikë është që nuk mund të themi se kush është përgjegjës dhe nuk jemi në gjendje të përjashtojmë asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët”, tha Hovenier.