Flash News

E-TJERA

Tensionet Ankara-Athinë/ Rama negociator? Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë

Tensionet Ankara-Athinë/ Rama negociator? Turqia fton Greqinë për
Mevlüt Çavuşoğlu

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka ftuar Greqinë në një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të dyja vendet. Ai ka pranuar ftesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të organizuar një takim me kryediplomatin grek Nikos Dendias në Tiranë. 

"Pas këtij takimi të parë, jam i gatshëm të takoj Dendias duke shkuar në Tiranë me ftesën e Ramës. Kjo është një ftesë, shpresoj që Greqia nuk e refuzon këtë mundësi, këtë ftesë dhe së shpejti fillojnë bisedimet hulumtuese", tha ai, raporton “Anadollu agency”.

Lajmin e ka publikuar edhe “Anadollu agency”, e cila shkruan se teksa ka komentuar bisedimet hulumtuese mes Turqisë dhe Greqisë, Çavuşoğlu tha se deri më sot janë zhvilluar 60 bisedime dhe kanë dalë në pah mbi 5.000 faqe dokumente.

Ai tha se në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Qipros nuk është arritur rezultat për 52 vite, duke shtuar se duhet të zhvillohet një negociatë në të cilën vendet garantuese dhe palët në ishull paraqesin mendimet e tyre.

Çavuşoğlu theksoi se tek Kombet e Bashkuara (OKB) kanë propozuar mbajtjen e një mbledhjeje 5+1 e përbërë nga palët në Qipro dhe vendet garantuese. Ai tha se procesi për realizimin e mbledhjes 5+1 është duke vazhduar.

Duke komentuar edhe bisedimet hulumtuese mes Turqisë dhe Greqisë, Çavuşoğlu tha se deri më sot janë zhvilluar 60 bisedime dhe kanë dalë në pah mbi 5.000 faqe dokumente.

Kjo deklaratë vjen pas vizitës së kryeministrin Rama në Turqi dhe Greqi disa ditë më parë. Shefi i qeverisë ishte në Turqi me ftesë të presidentit Erdogan, ndërkohë menjëherë shkoi në Athinë ku u prit nga ministri Nikos Dendias dhe homologu i tij.

Vizita e Ramës në të dyja shtetet, u shoqërua me zërat se roli i tij ishte ai i ndërmjetësit mes dy vendeve.

Greqia dhe Turqi kanë mosmarrëveshje sa çështjes së detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar mbi 60 raunde bisedimesh, por pa sukses.

Tensionet u rritën në verën e viti që lamë , kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre. 

Të fundit