Flash News

E-TJERA

Trafikonte dro*ë, arrestohet DJ shqiptar në Greqi

Trafikonte dro*ë, arrestohet DJ shqiptar në Greqi

Policia greke ka arrestuar shtetasin shqiptar, Mario Guxo, 29 vjeç, pasi u kap në flagrance, duke transportuar dy pako me 25 kg marijuhanë.

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex”, pakot e mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false.

Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muaj, beson policia, dhe ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste.

Ai ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës, ndërsa drogën e shpërndante në lokalet që punonte.

Të fundit