Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi pas denoncimit të Gent Prognit: Pretendimi për tentativë me thikë është alarmant

Bardhi pas denoncimit të Gent Prognit: Pretendimi për tentativë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas denoncimit publik të aktivistit Gent Progni, i cili pretendon se gjatë protestës së sotme një person ka tentuar ta godasë me thikë.

Përmes një reagimi, Bardhi e cilëson ngjarjen si "jashtëzakonisht serioze" dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese.

Sipas tij, çdo pretendim për kërcënim ndaj jetës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar duhet të hetohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe pa asnjë vonesë.

"Një klimë frikësimi apo dhune ndaj aktivistëve dhe protestuesve është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e një shteti demokratik", shprehet Bardhi.

Ai i bën thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit që ta trajtojnë me përparësi këtë denoncim, të zbardhin rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojnë çdo person që mund të jetë i përfshirë.

"Siguria e qytetarëve dhe garantimi i së drejtës për të protestuar duhet të mbeten të pacenueshme", përfundon reagimi i kreut të grupit parlamentar të PD-së.

 

POSTIMI I PLOTE

Denoncimi publik i aktivistit Gent Progni, sipas të cilit një person ka tentuar ta godasë me thikë gjatë protestës, është një ngjarje jashtëzakonisht serioze që kërkon reagim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese.

Çdo pretendim për kërcënim ndaj jetës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar duhet të hetohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe pa asnjë vonesë. Një klimë frikësimi apo dhune ndaj aktivistëve dhe protestuesve është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e një shteti demokratik.

I bëj thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të hetojnë me përparësi këtë denoncim, të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të vënë para përgjegjësisë çdo person që rezulton i përfshirë. Siguria e qytetarëve dhe garantimi i së drejtës për të protestuar duhet të mbeten të pacenueshme.

Latest news