Flash News

E-TJERA

Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat kufitare me Shqipërinë

Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat

Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë ditën e hënë duhet të llogarisin vonesa në kalimin e kufirit, për shkak të një greve të paralajmëruar nga punonjësit e doganave greke.

Policia e Shtetit bëri të ditur se është njoftuar nga autoritetet homologe greke se, më 27 korrik, në disa pika të kalimit kufitar do të pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve.

Sipas njoftimit, në pikat kufitare të Kakavijës dhe Tre Urave, qarkullimi do të ndërpritet nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare).

Ndërsa në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Botës, pezullimi i lëvizjes së automjeteve do të jetë nga 05:00 deri në 09:00.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këto kufizime, për të shmangur pritjet e gjata dhe krijimin e radhëve në pikat e kalimit kufitar.

Latest news