Flash News

E-TJERA

Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'

Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë

Qytetarët do të rikthehen edhe këtë mbrëmje në sheshin Skënderbej për të vijuar protestën kundër qeverisë, e cila sot shënon ditën e 55-të të saj.

Protestuesit deklarojnë se incidentet e ditëve të fundit, përfshirë përplasjet me policinë dhe shoqërimet e disa qytetarëve, nuk i kanë tërhequr nga kauza e tyre. Kërkesa kryesore e tyre vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i klasës politike.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje nga qytetarë të të gjitha zonave të vendit, duke paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Sipas protestuesve, pakënaqësitë lidhen me akuzat për korrupsion dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve. Ndërkohë, protestat e fundit janë shoqëruar me tensione, pas përplasjeve me forcat e rendit dhe shoqërimit të disa pjesëmarrësve.

Latest news