Flash News

E-TJERA

Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi kërcënon me vetëv*asje

Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi

Forcat RENEA kanë dështuar në negociatat për të neutralizuar dhe arrestuar Refit Buzin, 35-vjeçari i cili qëlloi për vdekje me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-bashkëshorten.

Raportohet se Buzi nuk ka pranuar të vetëdorëzohet. 35-vjeçari ka kërkuar kohë dhe ka pretenduar gjatë bisedimeve, se konflikti me familjen e ish-bashkëshortes për paratë e pretenduara, e çoi drejt aktit ekstrem.

Negociatorët e RENEA-s vijojnë komunikimin me të, ndërsa 35-vjeçari ka paralajmëruar se mund të kryejë vetëvrasje.

Latest news