Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Narko-euro ka goditur turizmin, do të marrim tre masa për rimëkëmbjen e sektorit

Berisha: Narko-euro ka goditur turizmin, do të marrim tre masa për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se turizmi shqiptar po përballet me probleme serioze për shkak të rritjes së çmimeve, kursit të këmbimit dhe largimit të të rinjve drejt emigracionit.

Gjatë një komunikimi me qytetarët online, Berisha u pyet për vështirësitë e bizneseve të vogla në zonat turistike, veçanërisht për mungesën e punonjësve sezonalë. Ai tha se dy sektorë të ekonomisë, prodhimi dhe turizmi, sipas tij, janë goditur nga ajo që e quajti “narko-euro”.

Berisha pretendoi se turizmi shqiptar është bërë më pak konkurrues për shkak të rritjes së kostove, duke shtuar se çmimet e larta kanë ndikuar në uljen e interesit të turistëve.

“Dy sektorë të ekonomisë së vendit janë goditur në mënyrën më fatale nga narko-euro. Së pari prodhimi dhe eksportet, së dyti turizmi”, tha Berisha.
Ai deklaroi se një nga problemet kryesore është mungesa e fuqisë punëtore, duke përmendur se mijëra të huaj janë punësuar në Shqipëri për shkak të largimit të të rinjve.

Kreu i PD-së prezantoi edhe tre hapa që, sipas tij, do të ndërmerren për rimëkëmbjen e turizmit.

Së pari, Berisha tha se do të ketë “luftë me zero tolerancë ndaj karteleve të drogës dhe trafiqeve”, me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit mes lekut dhe euros.

Së dyti, ai kërkoi rishikimin e sistemit të taksave për bizneset turistike, duke akuzuar qeverinë se favorizon investitorët strategjikë në dëm të hoteleve të vogla.

Së treti, Berisha propozoi një skemë mbështetjeje për punonjësit sezonalë, ku sipas tij shteti duhet të bashkëfinancojë trajtimin e tyre gjatë gjithë vitit.

“Punonjësit sezonalë duhet të kenë një trajtim gjithëvjetor dhe kjo nuk mund të bëhet vetëm nga sipërmarrja. Duhet një bashkëkontribut me shtetin”, u shpreh Berisha.

 

PJESE NGA KOMUNIKIMI

*Albi Topi: Doktor, të përshëndes. Një miku im ka një hotel të vogël në zonën e plazhit. Vuan për punëtorë pasi rinia ka ikur në emigracion. Ka punësuar me shumë mund dhe me kosto të lartë disa punonjës të huaj dhe me këtë sezon thotë se do të ishte me fat sikur të dilte pa humbje. A keni ndonjë program për bizneset e turizmit dhe çfarë do të bëni për t'i rikthyer të rinjtë në vendin e tyre?*

*Sali Berisha:* I dashur Albi. 
Dy sektorë të ekonomisë së vendit janë goditur në mënyrën më fatale nga narko-euro. 
Së pari prodhimi dhe eksportet. 
Së dyti turizmi. 
Turizmi, i cili vetëm për shkak të kursit të eurove është bërë 30% më i shtrenjtë. Po në qoftë se shton këtu rritjen stratosferike të çmimeve të ushqimeve dhe çmimeve të tjera, atëherë përveç dhomës së hotelit që turisti e paguan sot për shkak të kursit të euros 30% më shtrenjtë, të gjitha të tjerat e bëjnë turizmin shqiptar një turizëm të papërshtatshëm krahasuar me çmimet. 
Kjo ka bërë që të rinjtë shqiptarë të largohen masivisht. 
Ju keni të drejtë, sot sipas një statistike paraprake në Shqipëri janë të punësuar mbi 23 mijë të huaj. Dhe sigurisht punësimi i tyre është mjaft i kushtueshëm. 
Po, projektet tona janë shumë të rëndësishme. 
Së pari, lufta me zero tolerancë ndaj karteleve të drogës dhe trafiqeve të drogës në mënyrë që kursi i këmbimit lek dhe euro të jetë normal. 
Së dyti, sistemi i tatimeve për hotelet duhet të shihet me përparësi të madhe. Sot, të gjithë investitorët strategjikë që në tërësi janë baronë droge e të tjerë, i kanë hotelet dhe resortet e tyre pa taksa. Kurse ti me një hotel të vogël, apo miku yt me një hotel të vogël paguan dhe çmimet e kokës. Këto marrin fund. 
Së treti, është e domosdoshme, zoti Topi, që punonjësit sezonalë të kenë një trajtim gjithëvjetor. Dhe ky trajtim gjithëvjetor i tyre nuk mund të bëhet vetëm nga sipërmarrja. Ky trajtim gjithëvjetor i tyre bëhet me një bashkëkontribut me shtetin. Dhe kjo është e domosdoshme, këtë e bën Greqia, e bëjnë shumë vende të tjera.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT PARTIA DEMOKRATIKE

Latest news