Flash News

KRYESORE

Fotot/ 'Bie' 'Aleksandri i Madh'. Maqedonasit heqin tabelat me emrin e luftëtarit të antikitetit, nga autostrada që lidhet me Greqinë

Tim Judah, korrespondenti i revistës The Economist për Ballkanin, ka postuar në Tëitter-in personal foto që tregojnë punëtorë maqedonas që hedhin tabelat me emrin 'Aleksandri i Madh' që mbante autostrada që lidh dy vendet e Ballkanit, ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë dhe Greqinë.

Judah thotë se 'Aleksandri i Madh' do të zëvendësohet nga emri i i ri 'Miqësia'. Shkupi e bën këtë lëvizje si pjesë e lëshimeve që po i bën Athinës me qëllim që të marrë fund pengesa e kahershme për njohjen e emrit 'Maqedonia' për ish-republikën e Titos, gjë që nuk ka lejuar integrimin europian të saj.

Me emër të ri pritet të pagëzohet dhe aeroporti ndërkombëatr i Shkupit, i cili gjithashtu quhet 'Aleksandri i Madh'.

Greqia nuk e pranon emrin 'Maqedonia' për ish-republikën jugosllave, me pretendimin se, me një emër të tillë, njihet një provincë greke, dhe kjo të thotë pretendime territoriale të fqinjit të saj më të vogël. Debate ka patur edhe për identitetin e Aleksandrit të Madh, origjina e të cilit pretendohet nga grekët, maqedonasit dhe, nuk ka habi këtu, përderisa edhe origjina e Napoleonit pretendohet prej tyre...shqiptarët.

Të fundit