Flash News

KRYESORE

Gafa e kryeministrit Haradinaj, ngushëllon për "vdekjen" e Alfred Kaçinarit

Sot ka ndërruar jetë kompozitori i njohur kosovar Gjergj Kaçinari, mirëpo kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një gafë në lidhje me këtë.

Ai ka dashur të shprehë ngushëllimet për humbjen e Gjergjit, por gabimisht ka postuar foton e Alfredit dhe po ashtu edhe ka përdorur emrin e Alfred Kaçinarit.

Në postimin e tij, Ramush Haradinaj shkruante:

"Arti dhe kultura shqiptare sot humbën një profesionist prestigjioz, në fushën e muzikës në Shqipëri, të madhin Alfred Kaçinari. Pikëllues lajmi për ndarjen e tij nga jeta. Botës së kulturës do t'i mungojë veprat dhe gjithë krijmtaria e veçantë e mjeshtrit Alfred Kaçinari..."

Statusi është fshirë brenda pak minutash, duke u zëvendësuar me një tjetër, por  postimi- gafë, është ruajtur nga Balkan Web.

Të fundit