“Jemi vëllezër, por me shtëpi të ndryshme”; Çfarë u arrit nga takimi një-ditor i Ramës në Kosovë pas akt-akuzës për Thaçin e Veselin

Ka përfunduar takimi një ditor i kryeministrit Rama në Prishtinë, takim ky i kryer për të treguar mbështëtjen e Shqipërisë pas situatës së krijuar me akt-akuzën e Prokurorisë së Posaçme në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, Thaçi dhe Veseli.

Kryeministri Rama, në një konferencë më tepër se një orë e gjysmë pyetje-përgjigje nga aeroporti “Adem Jashari”, ka dhënë detaje më tepër rreth takimeve të zhvilluara dje me zyrtarët dhe krerë të politikës kosovare.

Rama është shprehur se vizita e tij në Prishtinë është kryer jo për të bashkuar politikën e Kosovës, por për të dhënë mbështetje në një kohë nevoje kombtare. Sipas tij, tashmë është momenti që liderët kosovarë të ruajnë qetësinë.

Duhet vëtëpërmbajtje dhe fokus se fletërrufeja goditi shumë më lart dhe thellë sesa në ballin e Thaçit dhe Veselit, bëhet fjalë për drejtim politik të UCK-së, përpjekje për të vendosur nën akuzë UCK-së, sikur të ishte ushtri agresorësh që vinin nga Beogradi”, u shpreh Rama.

Ndërsa ka përforcuar edhe njëherë qëndrimet kundër Hagës, Rama ritheksoi se fletë-rrufeja e këtij institucioni pak para takimit të Uashingtonit, pavarësisht e qëllimshme apo jo, përbën një arsye për të thënë se historia e kësaj gjykate abortoi një proces publik që lidhet me paqen.

Rama po ashtu, vendosi të hedh pas krahëve mosmarrëveshjet me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se do të tërheq padinë ndaj tij për “shpifje”.

“Historia na e ka mësuar tashmë se ka gjithmonë një kohë për tu përleshur me njëri-tjetrin për ide, bindje dhe politikë, por duhet të ketë gjithmonë edhe një kohë që historia na e kërkon për t’u bashkuar dhe ecur para për gjeneratat e tjera”, ka deklaruar ndër të tjera Rama. Ndërsa në një mesazh “të koduar”, i ka dhënë një “shuplakë” kreut të AAK-së për refuzimin dhe fjalët e tij të ashpra të një dite më parë se “nuk mund të takohej me një paditës”.

Ky nuk është momenti për të keqpërdorur gjuhën shqipe, gjuhën e nënës”, ka thënë ndër të tjera kryeministri, fjali kjo e cila zgjat dorën e bashkëpunimit për të dalë nga situata ku vendi ndodhet, ndërsa gjithashtu ka bërë thirrje për forcimin e institucioneve.

E në fund, por jo për nga rëndësia, kryeministri madje u kujdes të bënte të qartë vijën e kuqe, e cila nuk duhej të kalohej, për të ruajtur raportet me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ose sikurse ai e quan “vëllai i tij Vuqiqi”- ndërsa shprehet:

Shqipëria nuk e ka dhe nuk e ka marrë përsipër detyrën e kujdestarit, apo tutorit që nga larg i tregon udhëheqësve në Kosovë se cfarë duhet të bëjë. Unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë por për të dëgjuar nga të gjithë, dhe këtë smund ta bësh në një tryezë ku mund të ulen të gjithë, hapur opinionet e tyre. Pas 24 orësh di më shumë sesa para 24 orësh për situatën. Janë opinionet e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër, por kemi dy shtete, dy shtëpi. Ky është një privilegj i krijuar falë luftës çlirimtare, se mund të mos kishim Kosovën e pavarur dhe demokratike”, thekson Rama, ndërsa me humor shprehet se “Kush më thotë vëllai i Vuqiqit i them amanet mushkat”.

Kryeministri shqiptarë po ashtu ka theksuar se “lufta” me Serbinë tashmë është diplomatike, ndërsa nuk lë pa përmendur as çështjen e Minishengenit Ballkanik, pjesë e së cilës Kosova do të bëhet me çdo kusht.

Lexo edhe: https://politiko.al/vizita-ne-kosove-ne-funksion-te-nje-nevoje-kombetare-rama-perforcon-qendrimin-kunder-hages-akt-akuza-abortoi-procesin-e-paqes/

Lexo edhe: https://politiko.al/nuk-takohem-me-nje-padites-rama-mesazh-haradinajt-nuk-eshte-momenti-per-te-keqperdorur-gjuhen-e-nenes/

Lexo edhe: https://politiko.al/jemi-vellezer-me-dy-shtepi-te-ndryshme-rama-pas-vizites-ne-prishtine-shqiperia-nuk-eshte-kujdestare-apo-tutore-e-kosoves/

Lexo edhe: https://politiko.al/vizita-ne-kosove-rama-do-te-terheq-padine-per-shpifje-kunder-ramush-haradinajt/

Lexo edhe: https://politiko.al/lufta-me-serbine-diplomatike-rama-flet-per-marredhenien-me-vellain-e-tij-vuqiq-kush-nuk-ndryshon-mendim-seshte-njeri-i-mencur/

Lexo edhe: https://politiko.al/takime-me-zyrtaret-kosovar-i-veshur-ne-antiplumb-rama-cjane-keto-muhabete-mos-sillni-deri-ketu-lajmet-nga-puseta-e-saliut/

Lexo edhe: https://politiko.al/akt-akuzat-per-krime-lufte-rama-pritet-ne-takim-nga-kadri-veseli/

Lexo edhe: https://politiko.al/pese-muaj-nga-vizita-ne-tirane-rama-pritet-ne-prishtine-nga-kurti-asnje-prenoncim-nga-palet-pas-takimit/

Lexo edhe: https://politiko.al/mediat-ne-kosove-ky-eshte-qellimi-i-vertete-i-vizites-se-rames-ne-prishtine/

Lexo edhe: https://politiko.al/akuzat-ndaj-thacit-dhe-veselit-rama-takim-me-zyrtaret-ne-kosove-limaj-ishte-i-gatshem-te-na-ofroje-ndihme/