Flash News

KRYESORE

"Vizita në Kosovë, në funksion të një nevoje kombëtare"; Rama përforcon qëndrimin kundër Hagës: Akt-akuza abortoi procesin e paqes

"Vizita në Kosovë, në funksion të një nevoje

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga aeroporti Adem Jashari në Prishtinë është shprehur se vizita e tij në Kosovë është kryer në një kohë nevoje  kombëtare për mbështeje.

Kryeministri ka ritheksuar edhe njëherë pavarësisht se ishte e qëllimshme apo jo, fletë-rrufeja-sipas tij- e gjykatës se Hagës pak para takimit të Uashingtonit përbën një arsye për të thënë se historia e kësaj gjykate nisi të abortoj një proces publik që lidhet me paqen.

“Dua të përgëzoj hyrjen përfundimisht në funksion të rrjetit të përbashkët elektro-energjitik dhe të investimit të madh për interkonjuksionin midis Shqipërisë dhe Kosovës, falë edhe përfshirjes së kësaj të fundit në tregun energjetik. Është një lajm i rëndësishëm kur marrim parasysh se sa kohë na është dashur të presim.

Së pari, dua të bëjë të qartë faktin se jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj, për t'i dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe gjithë përfaqësuesve politik të saj në kushtet kur të gjithë e dfinë që ka ndodhur diçka e rëndë dhe tërësisht e padrejtë. Thuajse dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është zhvilluar dhe vënë në funksion si proces i pandashëm i shtet-formimint, integrimit në BE dhe dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Procesi i pajtimit nuk është çështje e ballafaqimit me të kaluarën përmes drejtësisë, por edhe një çështje e ndërtimit të së ardhmes përmes politikës.

Komunikata, e quajtur nga unë si fletë-rrufe, është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e bërë publike të saj, në prag të një takimi të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, përbën një arsye për të thënë se historia e kësaj gjykate nisi të abortoj një proces publik që lidhet me paqen.

Sigurisht që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është vijim i një përpjekje me shumë stacione, por edhe një mundësi për ta çuar procesin në vijim me mbështetjen e amerikane.

Në këtë aspekt, në pozicionin që jam unë, dua të them që është privilegj të të jepet mundësia të kontribuosh në atë që ishte dhe është vlera historike e UÇK-së.

Më vjen sinqerisht keq, kur shoh në reagime të ndryshme të tipit qytetar, se si helmi i përditshëm i politikës ka penetruar në mendimin e tyre, dhe tentohet të deformohet helmi i shqetësimit që sot kemi si komb. Kjo gjë që nuk lidhet as me dy persona, as me të mirat apo të metat e tyre në kohë paqe, por lidhet me një prej vlerave më të rëndësishme që ka krijuar kombi shqiptar që është UÇK. Dhe nga ana tjetër mendoj që ky është një moment ku kemi një krizë disa planëshe të shkaktuar nga kjo fletë-rrufe, por kemi edhe një mundësi të madhe për të vënë në pah të vërtetën elementare se Kosova ishte viktima, jo agresori”, është shprehur Rama.

Të fundit