Flash News

KRYESORE

Krim në familje në Durrës, burri vret me thikë gruan

Krim në familje në Durrës, burri vret me thikë gruan

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në një familje në  Durrës ku bashkëshorti ka vrarë me thikë gruan e tij. 45-vjeçari ka ekzekutuar krimin makabër në zonën Xhafzotaj në Durrës dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55, pak para mesnate.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë me dije se shtetasi me inicialet L.C., banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij, konkretisht shtetasen me inicialet M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Autori menjëherë pas krimit, është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Të fundit