Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

    

■ Integrimi/ Parlamenti holandez, listë pyetjesh qeverisë: Më 10 nëntor vendoset fati i Shqipërisë europiane në Hagë

■ Punimet në Unazën e Re bllokojnë qarkullimin e mjeteve tek ish-sheshi “Shqiponja”; plani se si do të devijohet trafiku

"Kodin Zgjedhor do e votojmë pa asnjë ndryshim", ka qenë kjo përgjigja e kryeministit Rama, i cili duke shpërfillur apelin e opozitësndërkombëtarëve dhe Presidentit, tha se: Askush s'mund të vërë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta. Në një reagim të mëvonshëm Meta thirrje Ramës për reflektim; ndërsa i bën të ditur se “Presidenti ka shumë zgjidhje". 

Të lidhura: “Ndryshim i njëanshëm i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor”, presidenti Meta ka publikuar 8 pyetjet për të cilat kërkoi urgjentisht opinion Komisionit të Venecias. Referuar faktit se nëse do t'i ulte palët në një tryezë për Kodin Zgjedhor, Meta përgjigjet: Detyra e vetme është respektimi i 5 qershorit

■ "Vala e dytë e pandemisë e gjen Ramën të papërgatitur", kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi me gazetarët, në të cilin i vuri në dukje kryeministrit premtimin e pambajtur për paketën e tretë të ndihmës. Sipas Bashës, "Rama nuk heq dorë nga luksi!", dhe se teksa "shëndetësia në kolaps, ai ka rikonstruktuar 3 herë zyrën".

■ “Parlamenti do rishprehet pa humbur asnjë ditë!”, mazhoranca vë në zbatim ‘urdhrin’ e Ramës: Kuvendi rivoton të enjten Kodin Zgjedhor

■ Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë të martën më 27 tetor dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Kreu i Shtetit i ktheu ndryshimet me 23 tetor me argumentin se ato cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t'u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës.

Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë regjistruar 288 raste të reja dhe janë shëruar 51 qytetarë. Në dy spitalet covid janë duke marrë trajtim mjekësor 280 pacientë.

■ Komisionet parlamentare kanë miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe grupit COVAX për të siguruar vaksinën anti Covid-19,ndonëse një e tillë ende nuk është gjetur. Shteti shqiptar do të paguajë paraprakisht një shumë prej 4 milionë dollarësh, nga ku vaksinat  e siguruara do të përdoren fillimisht nga personat me të riskuar, si bluzat e bardha apo të moshuarit.

■ Ish-deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi, ka folur së fundmi për vendimin e Komisionit të Përzgjedhjes se deputetëve, teksa ka deklaruar se ai njeh vetëm vendimin e kryetarit të PD-së dhe të Kryesisë në lidhje me procedurën e rikandidimit. Më tej ai shton se vlerësimi përfundimtar i komisionerëve mbyllet në momentin kur kandidatët dërgohen në degë.

■ Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku  theksohet se kontrata për incineratorin e Tiranës ia kalon të gjithë rrezikun taksapaguesit shqiptar. Tabaku shprehet se analiza e KLSH në lidhje me kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës, ngre alarmin për një skemë tjetër kriminale edhe më të rëndë se vjedhjet me inceneratorn e Fierit dhe Elbasanit.

■ Greqia ka shtyrë sërish masat kufizuese me Shqipërinë, për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasade greke në Shqipëri, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ku thuhet se masat kufizuese shtyhen deri më 8 nëntor.

■ Video/ Shpëtohen nga kampi Al-Hol katër fëmijë dhe një grua shqiptare, Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane publikon pamjet e riatdhesimit.

Reforma Zgjedhore/ Pas Varhelyi, edhe PPE apelon Ramën: Prisni opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e ri Zgjedhor!

  

Të fundit