Flash News

KRYESORE

Marrëveshje Thaçi-Vuçiç/ Biberaj: Të bëhet publike menjëherë, Rama të deklarohet

Marrëveshje Thaçi-Vuçiç/ Biberaj: Të bëhet

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj, ka bërë thirrje që Hashim Thaçi në Kosovë të bëje menjëherë publike marrëveshjen që ka bërë me Vuçiçin, duke iu referuar kështu deklaratës së sotme të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Biberaj bën gjithashtu thirrje që Rama të shprehet publikisht nëse ka njohuri për këtë marrëveshje.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës, se Hashim Thaci e ka marrëveshjen e gatshme me Aleksandër Vuçicicn.

Në kushtet kur Hashim Thaci ka kohë që po punon kundër interesit të Kosovës dhe popullit të Kosovës, eshte imperativ urgjent që të bëhet publike marreveshja e fshehtë që ka me Aleksandër Vuçicicn (pa dijeninë e parlamentit, të qeverisë, të partive politike, dhe as të popullit të Kososvës) me mbështetjen dhe inicimin e lobingjeve financiare dhe politike anti-shqiptare.

I bëj thirrje publike Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që t'i tregojë shqiptarëve nese ka dijeni për këtë marreveshje”, shkruan  Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj.

Të fundit