Flash News

KRYESORE

"Shallow", Lady Gaga dhe Bradley Cooper këndojnë bashkë për herë të parë në skenë

"Shallow", Lady Gaga dhe Bradley Cooper këndojnë bashkë

Lady Gaga dhe Bradley Copper shkojnë bashkë më shumë se biskotat dhe qumështi

Të freskët nga nominimi për këngën më të mirë origjinale në Oscar,  çifti ka performuar  për herë të parë bashkë dhe live këngën  "Shallow".

Bradley Cooper, regjisor i filmit "A star is born", i nominuar dhe si filmi më i mirë për çmimet Oscars, ishte i pranishëm në performancën e së shtunës të Lady Gagas në Las Vegas.

Duke imituar një skenë nga filmi, Gaga ka shtyer Cooper të debutonte për herë të parë në një skenë dhe live para mijëra njerëzve.

Ajo tha:

Pra një mik shumë i mirë i imi ... Nuk e di nëse e njihni, por emri i tij është Bradley. Ai e bëri atë filmin, umm, "A star is born". Kështu që unë do të jem një shans i vogël. Pra, Bradley, a do që ta bësh këtë?

Pas brohoritjes së turmës që thërrisnin duke inkurajuar aktorin, Cooper u bashkua me Lady Gaga-n në piano dhe filloi duke kënduar "Shollow".  Kjo është hera e parë që Bradley ngjitet dhe performon live në një skenë. Ai më herët ka thënë se nuk mund të këndojë jashtë rolit të filmit.

Kujtojmë, se  Bradley-t i është dashur të merret më shumë se një vit e gjysmë më trajnime profesionale dhe personale për të arritur të ulë një oktavë zërin e tij. I gjithë këndimi në film është live dhe zëri i Bradley-t është i realizuar komplet nga ai.

Të fundit